LAJMI I FUNDIT:

Mitsotakis: Greqia mbështet Maqedoninë e Veriut në rrugën evropiane

Mitsotakis: Greqia mbështet Maqedoninë e Veriut në rrugën evropiane

Kryeministri i Greqisë Kiriakos Mitsotakis, ka shprehur bindjen e tij se edhe përkrah qëndrimit të përmbajtur, Evropa mban dyert e hapura për Ballkanin Perëndimor dhe se me parakushte adekuate, mund të bëhet realitet ëndrra për gadishull të paqes dhe lirisë në ekonomi, ide, lëvizje të njerëzve dhe prodhimeve.

Në fjalimin e tij të mbajtur në Samitin e Selanikut, ai tha se rruga e të gjithë shteteve ballkanike drejt përparimit ka qenë dhe është vizion i përbashkët, që ka filluar me agjendën e Selanikut dhe është konfirmuar edhe njëherë në këtë samit.


Ndërkohë, duke folur për perspektivën evropiane të Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë, kryeministri grek tha se llogaritë e pastruar bëjnë miq të mirë dhe ka vlerësuar se rruga e dy vendeve drejt Evropës, përfshin ndryshime të rëndësishme që duhet të bëhen dhe shprehi bindjen e tij se këto ndryshime do të bëhen.

“Inkurajojmë vendet kandidate që të bëjnë ndryshimet e vështira që do t’i afrojnë drejt Evropës së demokracisë, drejtësisë, e ekonomisë së hapur. Në lidhje me kandidaturën e Maqedonisë së Veriut, i dashur Zoran, do të jem sërish i qartë, njëkohësisht patëm rastin ta themi edhe në takimin tonë. Kemi për obligim të zbusim pasojat e shumta negative nga marrëveshja që është nënshkruar. Atë duhet ta bëjmë me realizëm dhe pjekuri. Për ne, prioritet është mbrojtja e emrit dhe imazhit të Maqedonisë tonë dhe prodhimet e saj”, tha Mitsotakis.

Ndërkohë, kryeministri, Zoran Zaev, i cili ishte pjesëmarrës në këtë samit, tha se vendi ka plotësuar obligimet e tij për realizimin e kushteve për hapje të negociatave me BE-në dhe tha se mosdhënia e datës, ishte një gabim historik që ka efekte negative për vendet e tjera në rajon.

Në trend Lajme

Më shumë
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme

"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit

Lajme
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

Drejtësi
Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt

Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt

Siguri
Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues

Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues

Politikë
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Lajme
Kalo në kategori