LAJMI I FUNDIT:

Mitrovicasit shënojnë “Ditën e Plisit” në kullën e heroit Isa Boletini (Foto)

Mitrovicasit shënojnë “Ditën e Plisit” në kullën e heroit Isa Boletini (Foto)

Me këngë e valle mitrovicasit sot organizuan manifestimin gjithëkombëtar “Dita e Plisit”, i cili u mbajt në kullën e heroit kombëtar Isa Boletini, në fshatin Boletin të Mitrovicës.

Në këtë manifestim, pos familjarëve të heroit Isa Boletini, morën pjesë edhe shumë qytetarë nga e gjithë Kosova si dhe kryetari i komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri.


Pasardhësi i Isa Boletinit, Gazmend Boletini ka thënë se Mitrovica sot ka fol ndryshe, ndërsa Boletini ka shkëlqyer me plisa.

“Kam emocione sot, sepse Mitrovica sot ka fol ndryshe. Mitrovica ka fol me plisa, Boletini shkëlqen me plisa. Sikur të ishte Isa, gjallë do të ishte krenar sot me ne”, theksoi Boletini, raporton Telegrafi.

Ndërsa, kryetari i komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri, tha se dikush dëshiron ta ndaj Mitrovicën dhe territorin e Kosovës, mirëpo siç tha ai një gjë e tillë nuk do të ndodh.

Bahtiri në këtë manifestim foli edhe për kërcënimet e marra kohëve të fundit për iniciativën që ka ndërmarr për përurimin e urës së Ibrit.

Ai nga kulla e Boletinëve u dërgoi ‘selame’ atyre që duan ta ndajnë Mitrovicën dhe Kosovën, duke  iu thënë se goxha punë do t’iu dal.

“Dikush dëshiron të na ndaj Mitrovicën, e këtë territor. Por, ta dini se sa është gjallë qyteti i Mitrovicës dhe Isa Boletini kjo nuk do të ndodh. Kemi amanet nga ata qe kanë rënë për këtë tokë. Bahtiri do t’ju prin deri në fund, pavarësisht kërcënimeve se askush s’më frikëson. Ju bëj të fala atyre që mos ta prekin Mitrovicën dhe territorin e Kosovës se goxha punë do t’iu dal me neve”, ka thënë Bahtiri.

I pyetur nga Telegrafi se kur do të bëhet përurimi i revitalizimit të Urës së Ibrit, ai shkurt tha: “Ura ka me u hap”.

Ndryshe, manifestimi “Dita e Plisit”, i cili është edicioni i pestë me radhë filloi me homazhe nga shtatorja e Isa Boletinit, në Mitrovicë dhe më pas vijoi në kullën e heroit Isa Boletini, në fshatin Boletin. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Prokuroria Speciale e fton në intervistë zëvendësministrin e Mjedisit, Hysen Durmishin

Prokuroria Speciale e fton në intervistë zëvendësministrin e Mjedisit, Hysen Durmishin

Lajme
Arrestohet i riu nga Peja, dyshohet se abuzoi seksualisht me një fëmijë - videon e publikoi në

Arrestohet i riu nga Peja, dyshohet se abuzoi seksualisht me një fëmijë - videon e publikoi në "TikTok"

Kronika e Zezë
Nisin hetimet për personin nga Klina që dyshohet se kreu marrëdhënie seksuale me familjaren e tij

Nisin hetimet për personin nga Klina që dyshohet se kreu marrëdhënie seksuale me familjaren e tij

Drejtësi
Haradinaj-Stublla: As NATO e BE nuk do të ishin fitore për Kosovën, nëse çmimi është defunksionalizimi i saj i brendshëm përmes Asociacionit

Haradinaj-Stublla: As NATO e BE nuk do të ishin fitore për Kosovën, nëse çmimi është defunksionalizimi i saj i brendshëm përmes Asociacionit

Lajme
Flet e dhunuara gjatë lųftës në Kosovë: Nuk kam familje dhe askush nga të afërmit nuk di për rastin tim

Flet e dhunuara gjatë lųftës në Kosovë: Nuk kam familje dhe askush nga të afërmit nuk di për rastin tim

Lajme
Policia e Kosovës sqaron se pse vendosi kamera në katër komunat veriore

Policia e Kosovës sqaron se pse vendosi kamera në katër komunat veriore

Lajme
Kalo në kategori