LAJMI I FUNDIT:

Mitrovica Guide vazhdon promovimin e turizmit brenda dhe jashtë vendit

Mitrovica Guide vazhdon promovimin e turizmit brenda dhe jashtë vendit

Promovimi i turizmit dhe diversitetit kulturor në rajonin e Mitrovicës është projekt që ka për qëllim kryesor të zhvilloj dhe promovoj turizmit kulturor në rajonin e Mitrovicës, i cili do të përmirësoj imazhin në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar, si dhe të rris nivelin e promovimit të trashëgimisë kulturore, promovimin e potencialeve për turizëm kulturor si dhe promovimin e diversitetit kulturor në rajonin e Mitrovicës.

Gjatë këtij projekti Mitrovica Guide do ta realizoj një video promocionale për trashëgimin kulturore të qytetit të Mitrovicës, një hartë orientuese turistike, si dhe një katalog me fotografi për Mitrovicën me rrethinë, të cilat do të promovohen ne platformën mitrovicaguide.com si dhe në mediat sociale.


Po ashtu gjatë këtij projekti rajoni i Mitrovicës për herë të parë do të ketë edhe disa të rinjë të aftësuar si ciceronë, të cilët do të kualifikohen në bazë të trajnimeve profesionale nga kjo lëmi. Të gjitha këto aktivitete janë në kuadër të projektit ‘’Promovimi i turizmit dhe diversitetit kulturor në rajonin e Mitrovicës’’ i cili është përkrahur nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit.

Xhamia e Mazhiqit

Mitrovica Guide gjithashtu ka filluar edhe projektin që ka për qëllim kryesor hapjen e Ndërmarrjes Sociale ‘’Mitrovica Guide’’ e cila do të përqendrohet në fuqizimin e grupeve të margjinalizuara ku do të ndikojë në promovimin e e produkteve në dobi të zhvillimit të qëndrueshëm ekonomik, si dhe organizimin e eventeve të ndryshme që për bazë kanë turizmin.

Ndërmarrja sociale është përkrahur në kuadër të projektit “Zhvillimi dhe Fuqizimi i Qendrave Rinore në Kosovë” i financuar nga United Nation Democracy Fund-UNDEF dhe zbatuar nga Organizata Rinore “Akti”.

Përmes kësaj ndërmarrje sociale synojmë hapjen e një pike informuese për turizëm e cila pritet të gjejë përkrahje edhe nga Komuna e Mitrovicës.

Mitrovica Guide do të vazhdoj edhe me aktivitete tjera të cilat do ti bëjmë publike së shpejti e që për qëllim kryesor do të kenë mbrojtjen dhe promovimin e turizmit kulturor në rajonin e Mitrovicës. /Telegrafi/