LAJMI I FUNDIT:

Mitrovica e Veriut anëtarësohet në Asociacionin e Komunave të Kosovës

Mitrovica e Veriut anëtarësohet në Asociacionin e Komunave të Kosovës

Komuna e Mitrovicës së Veriut është anëtarësuar në Asociacionin e Komunave të Kosovës (AKK), në mbledhjen e jashtëzakonshme të mbajtur këtë të martë.

Sipas njoftimit, votimi për anëtarësimin e Mitrovicës së Veriut në AKK ka kaluar me votat e të gjithë delegatëve të Kuvendit.


Kryetari i AKK-së, Agim Aliu në fjalën e tij ka thënë se “ky është Kuvend i jashtëzakonshëm i cili ka ardhur pas kërkesës së Komunës së Mitrovicës së Veriut për anëtarësim në Asociacionin e Komunave të Kosovës”.

AKK-ja nuk mund ta shqyrtojë anëtarsimin e Mitrovicës së Veriut deri në gusht
Lexo po ashtu AKK-ja nuk mund ta shqyrtojë anëtarsimin e Mitrovicës së Veriut deri në gusht

Asociacioni i Komunave të Kosovës është themeluar me 30 Qershor 2001, pas zgjedhjeve të para lokale e demokratike pas luftës së fundit.

Nga 38 komuna sa ka Kosova, 34 prej tyre janë anëtare në Asociacionin e Komunave të Kosovës, të cilat marrin pjesë në aktivitete, japin ide e sugjerime, marrin pjesë në gjitha strukturat e Asociacionit që nga Kuvendi, Bordi, Këshilli i Kryetarëve dhe Kolegjiumet Profesionale.

Po ashtu komunat anëtare marrin shërbime, projekte e zhvillim të kapaciteteve nga Asociacioni i Komunave dhe Qendra e Trajnimit brenda Asociacionit.

Anëtarësimin e një komune në Asociacion e bën Kuvendin i AKK-së me shumicën e votave, dhe pas kërkesës së një komune, e cila bën kërkesë pas vendimit të Kuvendin e Komunës përkatëse ku shpreh interesim, dëshirë dhe nevojë për anëtarësim në Asociacionin e Komunave të Kosovës.

Pas anëtarësimit, Kryetari i Komunës së Mitrovicës së Veriut, Erden Atiq në fjalën e tij tha së është i lumtur për këtë anëtarësim, për çka falënderoi delegatët e Kuvendit të Asociacionit dhe tha se do të japin kontributin e tyre në sfidat dhe adresimet e qeverisjes lokale në nivel vendi. /Telegrafi/