Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit (MIT) ka njoftuar se më 5, 6 dhe 7 qershor 2026 (e premte, e shtunë dhe e diel) Federata e Çiklizmit e Kosovës do të organizojë Garën Ndërkombëtare të Çiklizmit në disa segmente rrugore të vendit, përfshirë autoudhët “Arbën Xhaferi” dhe “Ibrahim Rugova”.

Sipas njoftimit, gjatë zhvillimit të garës do të ketë mbyllje të përkohshme të një korsie të qarkullimit në segmentet e parapara, sipas itinerarit.


“Gjatë zhvillimit të garës, në segmentet e parapara do të ketë mbyllje të përkohshme të një korsie të qarkullimit”, thuhet në njoftimin e ministrisë.

Itinerari i mbylljeve të përkohshme

5 qershor 2026 (e premte)

  • Mbyllet njëra korsi në Autostradën “Arbën Xhaferi”
  • Ora 13:00
  • Nisja: Sheshi “Metush Krasniqi”, Kamenicë
  • Itinerari: në drejtim të Prishtinës
  • Përfundimi: kthimi në kilometrin 28

6 qershor 2026 (e shtunë)

  • Mbyllet njëra korsi: Ferizaj (Bibaj) – Lipjan – Hani i Elezit (73 km), ora 09:00
  • Mbyllet njëra korsi: Ferizaj – Hani i Elezit (32 km), ora 11:30
  • Mbyllet njëra korsi: Ferizaj – Prishtinë – Hani i Elezit (95 km), ora 13:00
  • Mbyllet njëra korsi: Ferizaj – Lipjan – Hani i Elezit (80 km), ora 16:00

7 qershor 2026 (e diel)

  • Mbyllet njëra korsi: Ferizaj – Podujevë (kthimi në Trudë) – Lipjan – Ferizaj – Hani i Elezit (120 km), ora 10:00
  • Mbyllet njëra korsi: Ferizaj – Trudë (kthim) – Fushë Kosovë – Llapushnik – Duhël (kthim) – Llapushnik – Fushë Kosovë – Ferizaj (183 km), ora 14:00

MIT ka bërë të ditur se, për mbarëvajtjen e garës dhe sigurinë e pjesëmarrësve, Federata e Çiklizmit e Kosovës do të bashkëpunojë me Policinë e Kosovës dhe institucionet kompetente.

“Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit kërkon mirëkuptimin e qytetarëve dhe të gjithë pjesëmarrësve në trafik për kufizimet e përkohshme gjatë zhvillimit të garës, si dhe apelon për respektimin e udhëzimeve të Policisë së Kosovës, zyrtarëve të garës dhe sinjalizimit rrugor”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/