LAJMI I FUNDIT:

Misteri i piramidionit të lashtë

Misteri i piramidionit të lashtë

Përgatiti: Pal Shtufi

Prej mijëra vitesh e deri në ditët tona, të gjithë shkencëtarët i ka habitur mini-piramida Benben, misteri i së cilës ende nuk është zgjidhur. Shkencëtarët kanë ardhur në përfundim se ky gur i zi, në formë piramide, është menduar të vihet në majën e ndonjë obilesku ose në maje të piramidave si gur përmbyllës.

Ky gur i zi konsiderohej i shenjtë në tempullin Heliopolis dhe ishte i vendosur ashtu që mbi te të binin rrezet e para të çdo mëngjesi dhe ato rreze të reflektonin dritë dhe energji përtej-tokësore.

Guri Benben nuk është një gur i zakonshëm tokësor, sepse jo të gjithë përbërësit e tij gjenden në tokë. Ky gur-çelik gjendet vetëm në gjithësi, në hapësirën kozmike të meteoritëve. Në fakt, këtu shfaqet enigma tjetër. Si u formësua dhe si u bë dizajn kaq filigran mbi një gur-çelik, i cili jo vetëm që është shumë i fortë, por është tepër i ndjeshëm nga goditjet – d.m.th., aq i fortë është sa mund të thyhet shpejt gjatë përpunimit të tij.

Sot, ky gur-meteorit mund të përpunohet vetëm me forcën e laserit, por kurrsesi me dalta moderne prej diamanti. Pra, enigma e përpunimit dhe veglave të përdorura edhe sot e kësaj dite mbetet enigmë për shkencën moderne.

Në Muzeun e Kajros, në hapësirën ku ruhet kjo vlerë e njerëzimit, falë përbërjes së tij, ky gur ka një transferim pozitiv të energjisë elektromagnetike dhe kushdo që i afrohet, ndjen një rehati dhe qetësi në psiken e tij. Këtë gjë e paskan thënë mijëra njerëz, të cilët e kanë vizituar këtë gur. Natyrisht, për ta vërtetuar këtë gjë, shkenca nuk ka kompetenca, sepse ky është një përjetim subjektiv. Ajo që mbetët për t’u vërtetuar është shkuarja e asaj/atij për ta vizituar këtë mrekulli njerëzore.