LAJMI I FUNDIT:

Misteri i aeroplanit MH370, amerikani që pretendon se ka zbuluar copat e fluturakes së Malajzisë – kërcënohet me vdekje (Foto/Video)

Misteri i aeroplanit MH370, amerikani që pretendon se ka zbuluar copat e fluturakes së Malajzisë – kërcënohet me vdekje (Foto/Video)

Blaine Gibson, amerikani që kërkon aeroplanët e zhdukur, pretendon se është kërcënuar me vrasje nëse vazhdon kërkimin e aeroplanit të zhdukur të Malajzisë MH370, shkruan tabolidi anglez Express.

Në vitin 2016, Gibson kishte fituar vëmendjen e opinionit mbi pretendimet se rrënojat e aeroplanit janë gjetur në Mozambik. Prej atëherë, The Sun raporton se Gibson ka gjetur edhe 16 copëza tjera të trupit të aeroplanit. Ato copa janë shfaqur në vende të ndryshme si Madagaskari dhe Afrika e Jugut, transmeton Telegrafi.


Por, William Langewiesche, piloti që është bërë shkrimtar, ka deklaruar se Gibson “ka filluar të pranojë kërcënime me vdekje”, pasi kishte gjetur copëzat e para të aeroplanit.

“Në një porosi që i është dërguar shkruante se duhet të heq dorë nga hetimet, përndryshe do të largohet nga Madagaskari si kufomë”, ka shtuar Langewiesche.

E në një porosi tjetër është kërcënuar me helmim. Madje sipas Langewiesche, Gibson është “traumatizuar” nga këto mesazhe.

“Ai vazhdimisht refuzon të zbulojë lokacionin se ku gjendet apo planet për udhëtime, dhe për arsye të ngjashme shmang përdorimin e postës elektronike dhe rrallë herë flet përmes telefonit”, ka shtuar piloti.

Ai shpesh ndërron SIM kartelat e telefonit, beson se e përcjellin dhe vazhdimisht e fotografojnë.

Kujtojmë se aeroplani MH370 i Malajzisë po udhëtonte nga Kuala Lumpur për në Pekin të Kinës, kur në mënyrë misterioze u zhduk së bashku me 239 pasagjerë.

Aeroplani i tipit Boeing 777 për herë të fundit kishte komunikuar me kullën e trafikut ajror në ora 1:19 derisa po fluturonte mbi detin e jug të Kinës, ku më pas është zhdukur nga ekranet e radarëve civilë. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
JD Vance: Britania e Madhe është një vend i rëndomtë që nuk ka bërë luftë për 30 ose 40 vjet

JD Vance: Britania e Madhe është një vend i rëndomtë që nuk ka bërë luftë për 30 ose 40 vjet

Amerika
Sërish kaos në Kuvendin e Serbisë, deputetët hedhin vezë mbi Bërnabiqin dhe ministrat – aktivizojnë aparatin për fikjen e zjarrit

Sërish kaos në Kuvendin e Serbisë, deputetët hedhin vezë mbi Bërnabiqin dhe ministrat – aktivizojnë aparatin për fikjen e zjarrit

Serbia
Pamjet që e “tradhtuan” Bërnabiqin, tha se deputeten që pësoi sulm në tru e goditën nga opozita – videoja e tregon të kundërtën

Pamjet që e “tradhtuan” Bërnabiqin, tha se deputeten që pësoi sulm në tru e goditën nga opozita – videoja e tregon të kundërtën

Serbia
Bërnabiqit i dhemb raportimi i mediave kosovare për kaosin në parlament, e përmend edhe Kurtin

Bërnabiqit i dhemb raportimi i mediave kosovare për kaosin në parlament, e përmend edhe Kurtin

Serbia
Albanese: Australia mund të dërgojë trupa paqeruajtëse në Ukrainë

Albanese: Australia mund të dërgojë trupa paqeruajtëse në Ukrainë

Australia
Kaos në Parlamentin e Serbisë, hedhje vezësh e shishe – nuk mungojnë as grushtat e bombolat me tym

Kaos në Parlamentin e Serbisë, hedhje vezësh e shishe – nuk mungojnë as grushtat e bombolat me tym

Serbia
Kalo në kategori