Miss Universe 2025 refuzoi të largohej nga skena gjatë festimeve në Meksikë, truproja iu desh të reagonte

Miss Universe 2025, Fatima Bosch, e gjeti veten në qendër të vëmendjes së publikut pas një momenti të pazakontë që ndodhi gjatë festimit të fitores së saj në vendlindjen e saj, Meksikë.
Gjatë programit gala, pasi muzika ndaloi, Bosch vazhdoi të kërcente dhe të argëtonte publikun, duke refuzuar të largohej nga skena.
Edhe pse programi duhej të vazhdonte, Miss Universe nuk e pati ndërmend të tërhiqej, kështu që një anëtar i ekipit të saj përfundimisht u detyrua ta largonte fizikisht nga skena.
Gjatë gjithë kohës, ajo vazhdoi të kërcente, të përshëndette publikun dhe të qeshte, ndërsa të pranishmit reaguan me duartrokitje dhe brohoritje.
Videoja e ngjarjes u përhap shpejt në rrjetet sociale dhe shkaktoi komente të shumta.
"Ku shkoi eleganca e saj", "Ishte e dehur?", "Duket si një mbretëreshë karnavalesh", "Një kurorë mund të blihet, por eleganca jo", "A e mendoi vërtet se do të sillej kështu pa pasoja", "Ky është vetëm fillimi i polemikave rreth kësaj Miss Universe", ishin vetëm disa nga komentet lidhur me rastin.
Ju kujtojmë se pasi fitoi edicionin e 74-t të konkursit të bukurisë Miss Universe, të mbajtur në Tajlandë, ajo u bë cak i akuzave nga njëri prej gjyqtarëve, i cili pretendoi se konkurrentja meksikane ishte e favorizuar.
Pavarësisht kësaj, Fatima Bosch tha qartë se pas fitores së saj qëndronte puna afatgjatë, përgatitjet serioze dhe disiplina, duke theksuar se e fitoi titullin me meritë.























































