Më e bukura e Afrikës së Jugut, Demi-Leigh Nel-Peters, është shpallur ‘Miss Universe 2017’.

22-vjeçarja mposhti konkurrencën e përcjellëses së parë, ‘Miss Kolumbisë’ Laura Gonzalez dhe përcjellëses së dytë, ‘Miss Xhamajkas’ Davina Bennett.


Demi Leigh Nel Peters 2 (Foto: Getty Images)

Kjo garë e bukurisë është zhvilluar të dielën mbrëma në Planet Hollywood në Las Vegas të SHBA-ve.

Krahas bukurosheve tjera, pjesëmarrëse në ngjarjen e madhe të bukurisë ishte edhe përfaqësuesja e Shqipërisë.

Mirëpo, Blerta Leka nuk u përfshi në 16 vajzat finaliste të kompeticionit.

BlertaLeka 1 (Foto: Getty Images)

Ndryshe, Nel-Peters ka diplomuar në menaxhment biznesi në Universitetin North-West.

Gjatë intervistës së saj të xhiruar, ajo ka folur edhe për vështirësitë dhe rreziqet që i përjetojnë njerëzit në vendin e saj.

Demi Leigh Nel Peters 1 (Foto: Getty Images)

Kjo gjë e ka bërë që të angazhohet në një program të vetëmbrojtjes për femrat. /Telegrafi/

Nel Peters (Foto: Getty Images)