LAJMI I FUNDIT:

Misioni i OSBE-së në Kosovë trajnon mësimdhënësit për menaxhim të stresit gjatë pandemisë COVID-19

Misioni i OSBE-së në Kosovë trajnon mësimdhënësit për menaxhim të stresit gjatë pandemisë COVID-19

Misioni i OSBE-së në Kosovë ka përfunduar sot fazën e parë të projektit “Shëndeti mendor i nxënësve gjatë pandemisë COVID-19″.

Projekti i zbatuar në bashkëpunim me organizatën joqeveritare ‘Edukimi dhe Menaxhimi në Kosovë’ (EDUMEN-K) – e specializuar për të mbështetur sektorin e arsimit, përfshinë trajnime për mësimdhënës se si të zbusin shqetësimet mbi shëndetin mendor te nxënësit si pasojë e mbylljes së shkollave dhe izolimit për shkak të masave të shëndetit publik.

Sipas hulumtimit të kryer nga Universiteti i Prishtinës për efektet e COVID-19 në arsim, 65.4% e nxënësve kanë raportuar nivele mesatare të stresit si rezultat i izolimit në pranverë, ndërkaq 26.9% kanë raportuar nivel të lartë të stresit. Asociacioni e Psikiatërve gjithashtu ka theksuar se COVID-19 mund të ketë efekte negative afatgjata në psikologjinë njerëzore në Kosovë.

“Mbyllja e shpejtë e objekteve arsimore, si dhe nevoja urgjente për të kaluar nga mësimi nëpër klasa në mësim onlajn ishte ndër sfidat më të mëdha me të cilat është ballafaquar ndonjëherë sektori arsimor. Për më tepër, nxënëseve të të gjitha moshave, të reja e të rinj, iu ndërpre kontakti i drejtpërdrejt dhe humbën praninë fizike të bashkëmoshatarëve. Këto sfida i kanë rënduar të rinjtë dhe pashmangshmërisht kanë shkaktuar stres dhe potencialisht probleme shëndetësore të natyrës mendore dhe emocionale,” tha Jan Braathu, Shef i Misionit të OSBE-së në Kosovë.

“Duke i trajnuar mësimdhënësit se si të merren me stresin e nxënësve gjatë pandemisë COVID-19, ne synojmë të minimizojmë nivelin e pasojave që nxënësit potencialisht mund t’i përjetojnë më vonë,” tha Braathu.

Më shumë se 400 mësimdhënës nga të gjitha komunat dhe komunitetet në mbarë Kosovën u trajnuan në këtë fazë të parë. Sesionet trajnuese përfshinë: njohuri bazike rreth stresit, menaxhimi i stresit dhe strategjitë për parandalimin e pasojave nga stresi pas pandemisë COVID-19. Pas përfundimit të trajnimit, mësimdhënës të përzgjedhur do të jenë në gjendje të organizojnë dhe udhëheqin aktivitete për menaxhim të stresit për nxënësit në shkollat e tyre.

Faza e dytë e projektit është në vazhdim e sipër dhe do të përfundojë në dhjetor 2020.

Në trend Lajme

Më shumë
Perandoria e shantazhit dhe shkatërrimi i grupit 'AlbKings' - si publikoheshin foto e video nudo të vajzave shqiptare

Perandoria e shantazhit dhe shkatërrimi i grupit 'AlbKings' - si publikoheshin foto e video nudo të vajzave shqiptare

Drejtësi
Ardita Sinani shpall fitoren në Preshevë, Fronti për Ndryshim fiton Bujanocin

Ardita Sinani shpall fitoren në Preshevë, Fronti për Ndryshim fiton Bujanocin

Lugina
Përplasja në distancë e Gërvalles me Presidenten, MPJD thyen heshtjen

Përplasja në distancë e Gërvalles me Presidenten, MPJD thyen heshtjen

Politikë
Zbardhet fjalimi i Pjetër Shalës në Hagë: Unë nuk e di për çka duhet të paguaj, m’u shkatërrua jeta!

Zbardhet fjalimi i Pjetër Shalës në Hagë: Unë nuk e di për çka duhet të paguaj, m’u shkatërrua jeta!

Drejtësi
Rrëfimi i nënës së 7-vjeçares së rrëmbyer para 32 vitesh: Shpresoj ta kenë birësuar, jo t’i kenë shitur organet

Rrëfimi i nënës së 7-vjeçares së rrëmbyer para 32 vitesh: Shpresoj ta kenë birësuar, jo t’i kenë shitur organet

Lajme
“I kemi hyrë në borxh”, ish-kryeministri britanik Tony Blair me statujë në Ferizaj

“I kemi hyrë në borxh”, ish-kryeministri britanik Tony Blair me statujë në Ferizaj

Komunat
Kalo në kategori