LAJMI I FUNDIT:

Misionari amerikan deshi t’i konvertojë në të krishterë, pjesëtarët e fisit të izoluar e mbysin me shigjeta (Foto)

Misionari amerikan deshi t’i konvertojë në të krishterë, pjesëtarët e fisit të izoluar e mbysin me shigjeta (Foto)

Një misionar amerikan është vrarë me shigjetë nga pjesëtarët e një fisi të izoluar që jetojnë në një ishull indian, pasi kishte shkuar atje me vetmin qëllim që t’i konvertoj ata në të krishterë.

John Allen Chau, 27-vjeç, kishte paguar një peshkatar të asaj zone që ta ndihmojë të shkoj në ishullin Sentinel, një nga zonat më të izoluara në botë të ishujve indian Andaman, transmeton Telegrafi.


Chau kishte nisur udhëtimin me një peshkatar në një anije të vogël drejt ishullit Sentinel, ku pjesëtarët e fisit jetojnë plotësisht të izoluar nga bota e jashtme.

Por, në momentin që këmbët i shkelën në ishull, që është shtëpia e fisit Sentinelese që nuk preferon shumë vizitat, Chau gjeti veten në breshërinë e shigjetave.

Por pjesëtarët e fisit që vranë Chau nuk mund të ndiqen penalisht, pasi kontakti me ata është i ndaluar me ligj, pasi qëllimi është që të mbrohet mënyra e tyre e jetës dhe të mbahen larg sëmundjeve.

Policia e ka cilësuar rastin si vrasje dhe megjithatë ka arrestuar shtatë persona të dyshuar. Emrat e tyre nuk janë zbuluar, por besohet të jenë peshkatari dhe disa tjerë që ndihmuan Chau ta dërgojnë në ishull. /Telegrafi/