LAJMI I FUNDIT:

Mishi i mirë me standarde evropiane në Super Viva nga Kuvilab

Mishi i mirë me standarde evropiane në Super Viva nga Kuvilab

Kemi qenë dëshmitarë të skandalit të mishit të prishur nga ndërmarrës të ndryshëm në industrinë e mishit.

AUV ka arritur që të konstatojë mish të prishur te disa ndërmarrje të mishit të cilat kanë furnizuar markete të njohura në vendin tonë.


Megjitahtë, në Super Viva mishi është i kualitetit të garantuar sipas standardeve evropiane, gjithnjë sipas një komunikate të fundit nga Kuvilab.

“Jemi prekur emocionalisht dhe financiarisht nga bërlloku që konsumohet në vendin tonë, sidomos kur ne si përpunues e dimë se çfarë kualiteti të lartë i ofrojmë tregut. Cilësinë e ruajmë me fanatizëm edhe pse shpesh na është dashur ta sfidojmë edhe qëndrueshmërinë e biznesit tonë”, është mesazhi i drejtorit të Kuvilab, Labinot Talla, i cili po ashtu tha se “… është mëkat që qytetarët e vendit tonë rrezikojnë shëndetin e tyre duke konsumuar produkte të dyshimta dhe pa kontroll të cilësisë, kur në treg gjinden produktet e Kuvilab të kualitetit të lartë dhe me çmime konkurruese”

Kuvilab është furnizuesi kryesor i suxhukut shtëpiak në Super Viva, me top cilësi sipas standardeve evropiane.

Suxhuku si një prej produketeve më të ndjeshme është kritikuar për cilësinë në markete të ndryshme, por ky nuk është rasti në Super Viva, ku Kuvilab ka konfirmuar cilësinë e lartë të suxhukut shtëpiak i cili është shumë i preferuar nga konsumatorët.

Mishi dhe sidomos suxhuku nga Kuvilab i cili gjendet në Super Viva dhe që është përgatitur me recetë shtëpije garanton poashtu cilësi dhe shije sikurse të gjitha produktet tjera nga mishi që përpunohen nga kuvilab e cila zbaton standardet më strikte te cilësisë.

Duke qenë ndër kompanitë e para dhe më të standardizuarat për përpunimin e mishit në Kosovë, Kuvilab tashmë ka filluar të eksportoj për në vendet e rajonit dhe është në prag të fillimit të eksportit në vendet e Evropës Perëndimore.

/Telegrafi/

Artikull i sponzorizuar