LAJMI I FUNDIT:

Mishi cilësor, i sigurt i shpendëve

Mishi cilësor, i sigurt i shpendëve

Konsumimi i mishit të shpendëve, kualiteti dhe siguria për konsumatorët duhet të jenë në nivele të larta. Kjo po synohet të arrihet përmes projektit informativ të Bashkimit Europian (BE) “Mishi cilësor, i sigurt i shpendëve me prejardhje nga BE” drejtuesit e kompanisë Perutnina Ptuj paralajmëruan rritje të sasisë së produkteve të tyre në Kosovë e rajon. Për t’u njohur me standardet e kualitetit, një grup i gazetarëve nga mediat kryesore të Kosovës kanë vizituar fabrikën dhe fermën e kësaj kompanie.

Bëhet fjalë për një projekt që Bashkimi Evropian dhe Sllovenia kryejnë me një seri aktivitetesh për t’i prezantuar vendeve të Europës juglindore përparësitë e mishit kualitativ të pulave, që prodhohen sipas standardeve të BE-së. Nga drejtuesit e fabrikës gazetarëve u prezantuan fermat dhe repartet moderne të prodhimit të mishit të pulës.


Menaxheri kryesor i shitjes për Kosovë, Shqipëri dhe Mal të Zi, Albert Krasniq njoftoi se Perutnina ka disa fabrika të prodhimit, kur rendësi të veçantë i kushtoj kualiteti dhe higjienës së produkteve.

“Fabrikat e prodhimit janë në katër shtete, kryesorja është në Slloveni ku prodhohet e përpunohet mishi i pulës e i gjeldetit, kurse në Bosnjë e Hercegovinë, Kroaci e në Serbi prodhohet e përpunohet vetëm mishi i pulës”, tha Krasniq.

Derisa në Kosovë mishi i pulës importohet vetëm nga Sllovenia. Në këtë drejtim edhe mishi i freskët i pulës brenda 24 orëve nga fabrika në Slloveni arrin tek marketet e Kosovës. Grupacioni Perutnina Ptuj ka mbi 2 milionë konsumatorë me 3500 të punësuar.

Menaxheri Krasniq tha se 80 për qind e prodhimit bëhet në Slloveni. “Kompania është e orientuar në eksport, sepse Sllovenia është shtet i vogël me dy milionë banorë, kështu që i mbulojmë 19 tregje në BE dhe në shtetet e treta, kurse vitin e kaluar kemi filluar eksportin edhe për Dubai”, tha ai.

Ndërkaq Brigita Vindish Zelenko, menaxhere e shërbimeve të cilësisë, theksoi se grupacioni posedon shërbime të brendshme si dhe të jashtme të kontrollit të kualitetit.

Ajo numëroi standardet të cilat i posedon kompania, në mes të cilave ISO, HACCP, Hallall si dhe standardin e zinxhirit të ushqimeve Mc Donalds.

Ndryshe gazetarët nga Kosova kanë vizatuar edhe fermën ku rriten pulat e pa ashtu edhe repartet ku theren dhe përpunohet mishi. /Telegrafi/