Mish qengji i pjekur në jogurt: Kjo drekë nuk gatuhet për çdokënd!

Asnjë rast solemn nuk duhet të kalojë, pa pasur në tryezë së paku një gjellë me mish qengji
Ja njëra ndër mënyrat e gatimit – me jogurt e gjitha duket perfekt!
Përbërësit:▪ 1 kg mish qengji tul nga shpatullat, ▪ 400 ml jogurt, ▪ 800 ml ujë, ▪ 250 g oriz, ▪ 5 vezë, ▪ 1 lugë erëza të përziera, ▪ vaj, kripë, piper i bluar i ziPërgatitja:
Ujin qiteni në tenxhere dhe qiteni mishin e qengjit që të zihet.
Në një enë rezistuese nga zjarri paraprakisht qiteni orizin e pastruar dhe qitni ujë nga uji i vluar i mishi.
Shtoni erëzat e përziera dhe piqni 15 minuta në 180 gradë Celsius.
Thyeni vezët me pirun, shtoni jogurtin dhe bashkoni.
Nxirreni enën rezistuese nga furra, nëpër oriz rendisni mishin e zier dhe qitni përzierjen e vezëve dhe jogurtit.
Kthejeni enën në furrë dhe piqeni edhe 30 minuta në të njëjtën temperaturë.
Gjellën shërbejeni të ngrohtë, transmeton Telegrafi.

















































