LAJMI I FUNDIT:

Misajllovski: Zaevi nuk ka legjitimitet të jetë Kryeministër i Republikës së Maqedonisë

Misajllovski: Zaevi nuk ka legjitimitet të jetë Kryeministër i Republikës së Maqedonisë

Zoran Zaevi përsëri i nënshtroi popullin maqedonas dhe të të gjithë qytetarët e Republikës së Maqedonisë dhe për shkak kësaj nuk ka legjitimitet të jetë Kryeministër i këtij shteti, theksoi nënkryetari i OBRM-PDUKM-së, Vllado Misajllovski.

“Zoran Zaevi mbrëmë në televizion ndërkombëtar, tregoi pyetjet që ka vendosur t’i vendosë në referendum me të cilin qytetarët e Maqedonisë duhet të vendosin për ardhmërinë e tyre. Këtë nuk e deklaroi as në Televizion e Maqedonisë apo ndonjë medium kombëtar të Maqedonisë, por në televizion kombëtar grek. Zoran Zaevi pa asnjë konsultim me Kryetarin e Republikës së Maqedonisë apo me OBRM-PDUKM-në si partia më e madhe opozitare, shpejtoi të informojë publikun grek për detajet e referendumit ku do të votojnë qytetarët e Maqedonisë. Më se e qartë është se për Zaevin nuk është e rëndësishme konsensusi kombëtar rreth temave kryesore, por as për atë se çka mendojnë qytetarët e vendit. Për Zoran Zaevin është e rëndësishme ta bëjë atë që ka premtuar pa dallim se është çmimi që do ta paguajmë të gjithë, posaçërisht gjeneratat e ardhshme:, deklaroi Misajllovski.


Ai theksoi se edhe më tragjike është se Zaevi e qetësonte publikun grek, duke publikuar manipulimin që e ka paramenduar, dhe kjo është anëtarësim në BE dhe NATO pa identitetin e popullit maqedonas, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“E vërteta është se asnjë në BE dhe NATO nuk kërkon mungesën e popullit maqedonas. Askush nuk kërkon të fshijë Republikën e Maqedonisë dhe identitetin e maqedonas. Asnjëri nuk kërkon heqje dorë nga historia maqedonase, tradita dhe kultura maqedonase. Askush asnjëherë nuk ka kërkuar vendosjen e fusnotës në gjuhën maqedonase apo sqarim të kombësisë. Zoran Zaevi është trup për popullin maqedonas dhe nuk ka legjitimitet të jetë Kryeministër i Republikës së Maqedonisë. Si mund të jetë Kryeministër kur frikësohet të përmend emrin e vendit që ai e udhëheq? Zoran Zavi mbrëmë hoqi dorë nga maqedonasit në Maqedoninë e Egjeut, duke i cilësuar si maqedonas helen dhe duke vërtetuar dallimet e identitetin me të gjithë bashkëkombësit tona maqedonas të cilët jetojnë jashtë kufijve. Zoran Zaevi mbrëmë e emëroi Selanikun në Thesoloniki. I harroi emrat maqedonase, kurse marrëveshja ende nuk ka hyrë në fuqi. Serbët apo Bullgarët kanë të drejtë që Selanikut t’i thonë Selanik, por Zaevi këtë të drejtë ua ndaloi Maqedonasve”, tha Misajllovski.

Ai shtoi se është dëshpëruese që Zoran Zaevi më shumë përpiqet të prekë ministrin Panos Kammenos apo liderët tjerë grek, sesa që përpiqet të sigurojë konsensus të brendshëm për çështjet të interesit kombëtar dhe shtetëror./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit

Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit

Lajme
Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Lajme
Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Lajme
Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Kronika e Zezë
Prokuroria jep detaje për plagosjen e katër personave në Lupç të Podujevës

Prokuroria jep detaje për plagosjen e katër personave në Lupç të Podujevës

Drejtësi
Vdes në vendin e punës punëtorja e një furre të bukës në Mitrovicën e Veriut

Vdes në vendin e punës punëtorja e një furre të bukës në Mitrovicën e Veriut

Kronika e Zezë
Kalo në kategori