Nënkryetari i partisë opozitare maqedonase OBRM-PDUKM, Vllado Misajllovski thotë se “OBRM-PDUKM u rikthye dhe se kjo parti s’është vetëm parti politike, por gjen në thuajse gjithë maqedonasit”.

“OBRM-PDUKM u rikthye. LSDM fundoset. Nëse pushteti pranon zgjedhje të parakohshme kuvendare opozita do të fitojë më 10 deputetë më shumë”, thotë Vllado Misajllovski, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Nëse kemi zgjedhje të këtilla, shton ai, OBRM-PDUKM formon qeverinë e re dhe se gjatë zgjedhjeve të parakohshme kuvendare presim më shumë vota dhe fitore më të madhe.

“Me këto simulime, ne kemi rreth 53 deputetë, ndërsa LSDM do të kishin fituar 40 deri 43 deputetë” tha Misajllovski duke thënë se nëse Aleanca për Shqiptarët dhe Lëvizja Besa formojnë koalicion do të fitonin 12-13 deputetë.

Ai ceku se fushata e OBRM-PDUKM-së ka qenë korrekte dhe e ndershme me takime me qytetarë në terren./Telegrafi/