LAJMI I FUNDIT:

​Miroslav Ivanoviq thotë se vrasja e vëllait të tij Oliverit ndodhi për motive politike

​Miroslav Ivanoviq thotë se vrasja e vëllait të tij Oliverit ndodhi për motive politike

Në Gjykatën Themelore në Prishtinë sot ka vazhduar shqyrtimi gjyqësor në rastin e vrasjes së ish-politikanit serb, Oliver Ivanoviq.

Për afro 3 orë para trupit gjykues dëshminë e tij e ka dhënë vëllai i politikanit të ndjerë serb, Miroslav Ivanoviq. Ai është shprehur se vrasja e vëllait të tij është bërë me motive politike. E dëshminë e tij ai do ta vazhdoj ta jep edhe gjatë ditës së nesërme.


Ende pa nisur dhënien e dëshmisë nga ana e dëshmitarit, Miroslav Ivanoviq, kryetarit i trupit gjykues, Valon Kurtaj kërkoi nga mediat të marrin vetëm një sekuencë të shkurtër dhe më pas të ndalet xhirimi, ndërsa qëndrimi i gazetarëve u lejua në sallë.

Gjatë dëshmisë, Ivanoviq disa herë ka përmendur Milan Radojçiq si udhëheqës të grupeve kriminale në veri.

Ish-gjyqtari i Gjykatës Themelore në Mitrovicë, Miroslav Ivanoviq, i përlotur ka folur për raportet e mira që ka pasur me vëllain e tij tashmë të ndjerë. Ndërsa, detaje ka dhënë edhe për momentin kur e ka pranuar informacionin për vdekjen e Oliver Ivanoviqit.

Derisa ka deklaruar se Oliver Ivanoviq asnjëherë nuk u ka folur për armiqtë e tij pasi ka dashur ta mbrojë familjen.

“Si një familje patriarkale vëllai më i madh raportet kanë qenë shumë të mira ne të dy nuk jemi ndarë asnjëherë ai ka qenë vëllai i madh tipik dhe pas vdekjes se prindërve ai e ka marrë rolin e të menduarit për te gjithë në familje. Nuk na ka fol detajisht për armiqësitë e tij për arsye se ka dashur të na mbroj”, tha ai.

I pyetur përsëri nga prokurori i rastit, Burim Qerkini se a kishte treguar për ndonjë kërcënim apo presion tashmë i ndjeri, Oliver Ivanoviq, vëllai i tij tha se asnjëherë nuk ka shprehur se është kërcënuar.

“Do ta përsëris se ai kurrë nuk e ka shprehur se ka kërcënime, por nga ato biseda me njerëz janë kuptuar informata që diçka ekziston një shtypje si nga ana opozitare që ekzistojnë”, tha Ivanoviq.

Ai është shprehur i bindur se vrasje e vëllait të tij është bërë me motive politike.

“Është vështirë të vlerësohen këto çështje dhe të vihet në përfundim për këto, por është e sigurt që nuk ka pasur kurrfarë arsye përveç atyre politike”, u shpreh ai.

Më pas avokati Faruk Korenica i cili mbron të akuzuarin Nedelko Spasojeviq pyeti se në çfarë kuptimi politik, ndërsa tutje Miroslav Ivanoviq dha arsyet e tij se përmes mendon se për arsye politike u vra familjari i tij.

“Them se është vështirë të vlerësohet, por e sigurt është se me qëllimet e tij me ambiciet e tij politike ka qenë oponent politik i opozitës në të cilën mund t’i përcaktoj tri palë dhe mund të mendoj për to edhe Beogradin edhe Prishtinë, dhe përfaqësuesit e organizatave ndërkombëtare në Kosovë konfliktet e tij janë me dozën më të madhe të agresivitetit kanë qenë të drejtuara Listës Serbe si organizatë politike dhe esenca e saj është qëllimi i primatit politik dhe konkretisht zgjedhjet për kryetar të komunës së Mitrovicës”, tha vëllai i ish-politikanit serb.

Prokurori Burim Qerkini ka pyetur dëshmitarin se i ndjeri i ka përmendur ndonjëherë grupet kriminale.

Në dëshminë e tij sot ai tha se “po”, ndërsa më pas prokurori pyeti se çfarë konteksti po e përmend Radoiçiq dhe Ivanoviq u shpreh se emrin e tij e përmend në kontekst të një grupi kriminal që përfshinë njerëz që nuk janë nga Mitrovica dhe prej të cilëve frikësohen qytetarët.

“Në kontekst që bëhet fjalë për grupe kriminale me karakteristika grupe të njerëzve që nuk janë mitrovicas, të cilët janë markantë në pamje fizike dhe nga të cilët banorët e qyteti kanë pas frikë”, u shpreh vëllai i Oliver Ivanoviq.

Ai është pyetur edhe për shkrimet në mediat serbe se kush është vrasësi i vëllait të tij, por ai tha se përveç Zvonko Veselinoviq, personat tjerë të përmendur nuk i njeh.

Gjatë kësaj javë dëshmi para trupit gjykues lidhur me vrasjen e politikanit serb pritet të jep edhe bashkëshortja e tij, Milena Popoviq.

Për vrasjen e Oliver Ivanoviq po gjykohen Marko Roshiq, Silvana Arsoviq, Rade Basara, Dragisha Markoviq, Zharko Jovanoviq dhe Nedelko Spasojeviq.

Aktakuza ndaj tyre u ngrit në fund të vitit 2019, ndërsa seanca fillestare qe mbajtur në shkurt 2020. Në prill të këtij viti, Gjykata e Apelit pati konfirmuar aktakuzën e ngritur për rastin. Oliver Ivanoviq u vra më 16 janar 2018 para zyrës së partisë së tij në Mitrovicë./kp/Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull

Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull

Lajme
Pahor: Kandidatura ime do të paraqitet në Bruksel, do të jem ndërmjetës i ndershëm në dialogun Kosovë-Serbi

Pahor: Kandidatura ime do të paraqitet në Bruksel, do të jem ndërmjetës i ndershëm në dialogun Kosovë-Serbi

Lajme
DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

Lajme
Policja që u raportua e zhdukur paraqitet në stacionin e Rahovecit

Policja që u raportua e zhdukur paraqitet në stacionin e Rahovecit

Kronika e Zezë
Deputeti finlandez: Serbia nuk mund t'u imponohet shteteve për të kundërshtuar Kosovën në KiE

Deputeti finlandez: Serbia nuk mund t'u imponohet shteteve për të kundërshtuar Kosovën në KiE

Lajme
Deputeti gjerman, Abraham: Pranimi i Kosovës në Këshillin e Evropës është e vetmja rrugë përpara

Deputeti gjerman, Abraham: Pranimi i Kosovës në Këshillin e Evropës është e vetmja rrugë përpara

Lajme
Kalo në kategori