Mirlind Daku shpëton lehtë pas kartonit të kuq, dënohet me një shumë të vogël parash
Sulmuesi shqiptar Mirlind Daku është ndëshkuar me një gjobë prej 50 mijë rubla (534 euro) pas një incidenti gjatë ndeshjes me Spartak Moskën.
Daku, i cili u përjashtua me karton të kuq, humbi kontrollin dhe goditi kamerën gjatë daljes nga fusha.
Pas ndëshkimit me kartonin e kuq, Daku u përpoq të kishte debat me gjyqtarin, por shokët e skuadrës dhe trajneri ndërhynë për ta larguar nga fusha.
Gjesti i tij ndaj kamerës u regjistrua dhe u bë shkak për ndëshkimin nga Komiteti i Disiplinës.
Në këtë ndeshje, Mirlind Daku kishte shënuar dy gola, duke i dhënë fitoren skuadrës së tij.
Sulmuesi gjilanas nuk dihet nëse do t’i bashkohet Shqipërisë për ndeshjet e marsit ndaj Anglisë dhe Andorrës. /Telegrafi/
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals





























