Astrit Patozi
Mirënjohje dhe respekt pafund për protestuesit kuksianë! Të cilët përmes instiktit dhe spontanitetit të tyre si qytetarë të lirë, arritën të shkundin koshiencën gati të rënë në letargji të një kombi të tërë. Duke treguar se ky vend nuk ka nevojë sot për heronj dhe për udhëheqës patetikë, por për pak dinjitet dhe realizëm.
Ka vetëm një arsye pse protesta e tyre pati atë sukses të admirueshëm; sepse ajo ishte 100 për qind e vërtetë. Sepse ajo nuk ishte marrëveshje, as me qeverinë, as me koncensionarët, dhe as me atë që pret pas ferrës se mos i vjen ndonjë ditë radha qyl për pushtet.
Dhe, vetëm si e tillë e zbythi qeverinë dhe “timonierin” e saj të pathyeshëm.
Ndaj, është më mirë të heshtni ju afendikonj të korruptuar, që dje i quajtët “vandalë”, gjoja në emër të popullit, kurse sot i kërkoni atyre ndjesën më hipokrite në botë.
Por, po ashtu, mos u krekosni kot edhe ju, që vrapuat paturpësisht që të merrni oksigjen prej saj, me shpresën se do të harrohen pazaret e pista me Edi Ramën, jo më larg se një vit më parë, të cilave nuk u është tharë ende boja.
Një opozitë e vërtetë nuk nxjerr popullin përpara si mburojë njerëzore dhe fshihet prapa tij, se mos e kap ndonjë shkop gome qorr apo ndonjë fletë arresti e reformës për drejtësi. Një opozitë e pakapur nuk fshihet pas tymit të gomave të makinave, ndërkohë që populli vijon të jetë në burg edhe pse qeveria e ka kuptuar gjoja gabimin. Një opozitë ballore nuk thotë në mëngjes që jemi duke ndjekur popullin e zemëruar, që po proteston, kurse në drekë e shpall ajo vetë mbylljen e protestës, duke e regjistruar si fitore vetëm sepse qeveria u tërhoq.
Që Shqipëria të shpëtojë nga kjo qeveri e korruptuar dhe harbute ka nevojë për një opozitë të besueshme dhe që nuk bën kurrë pazar me kauzat e saj
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëUEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve
Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit
Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp
Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri
Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve
Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit
A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë
Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp
Të gjithë po pyesin për ritualin e Bellingham para çdo ndeshjeje – anglezi shpjegon përse e bën
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit