Nuk janë të pakta rastet kur qytetarët kanë gjetur vetën në fushën e blegtorisë dhe bujqësisë. Si rezultat i punës së madhe dhe përkushtimit ndaj asaj që bëjnë, disa qytetarë po shënojnë suksese të njëpasnjëshme në veprimtarinë e tyre.

I tillë është edhe rasti i Fitim Maliqit nga Gjilani. Ai së bashku me bashkëshorten e tij, punojnë pa ndaluar në fermën e zogjve, ku aktualisht kanë mbi 10 mijë zogj të pulave.


Për Telegrafi.com, ai tregon për trajtimin që duhet bërë zogjve që nga dita e parë, e deri të arritja e peshës së duhur për therje, e më pas përgatitja e mishit të bardhë për shitje.

"Peshën e duhur për therje e arrijnë për 35 ditë, duhet qëndruar në temperaturë 35 gradë Celsius. Brenda vitit kam kryer mbi 100 mijë therje", u shpreh ai për Telegrafin.

4ea44587 e9ca 4a35 a77f eabddb5132f2

Në fermën e tij, ai ka të punësuar rreth 10 punëtorë.

Gjatë intervistës, ai tregon se nuk menduar të largohet asnjëherë nga Kosova, pasi puna e tij është mjaft fitimprurëse.

"Kisha mundur shumë herë me braktisë Kosovën, po duke punu më mirë se vendi ynë nuk ka, pse me braktisë kur mundemi me arrit diçka këtu. Mesazhi im është me punu tokën, sepse ministria po mbështet shumë mirë me subvencione", theksoi mes tjerash ai.

Në planet e tij për të ardhmen, Maliqi thotë se është edhe më tej zgjerimi i kësaj ferme./Telegrafi/

65eb066d 8cd5 47a6 a9b5 315c67dceaea

cf3e6d1d e13e 4152 95be 81eaef43ef1c

2d9191a8 1bd2 42fb b1e5 717b640f574c

b36c33a6 e601 4eb2 9f4f 1ac29ecc3aa3

64085e28 87df 4e4a 90c4 2ee3cccea4f9

7aac0b53 d480 4b30 9ded 973bcc9e3612