Më mirë se sytliaçi! I shpejtë dhe i ëmbël - bëni një puding të shëndetshëm me oriz
Recetë e thjeshtë që ia vlen të provohet
Kjo ëmbëlsirë është e shpejtë dhe e lehtë, dhe të bën të ndihesh i ngopur dhe është e pasur me lëndë ushqyese të nevojshme për organizmin tuaj, transmeton Telegrafi.
Përbërësit: - 100 g oriz; - 50 g sheqer me ngjyrë të kafenjtë; - 200 ml qumësht gjysmë të yndyrshëm; - pak arra muskati të grira në rende; - 1 fletë dafine apo një kore e një fete limoni. Përgatitja:
Lani orizin dhe kullojeni mirë.
Lyeni me gjalpë tenxheren dhe hidheni orizin dhe sheqerin dhe përzieni qumështin.
Hidhni arra muskati dhe shtoni fletë dafine apo lëvoren e limonit.
Zieni në zjarr mesatar rreth gjysmë ore.
Shërbejeni të ftohur.
Ju bëftë mirë! /Telegrafi/
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals





























