LAJMI I FUNDIT:

“Më mirë për Tetovën”: Komuna tani do të jetë më e hapur për qytetarët

“Më mirë për Tetovën”: Komuna tani do të jetë më e hapur për qytetarët

Iniciatiava qytetare “Më mirë për Tetovën”, e cila ka qenë pjesë e zgjedhjeve lokale, është shprehur mjaft e kënaqur me rezultatin e arritur ditën e djeshme (17 tetor).

Kryesuesi i lisës së këshilltarëve nga kjo iniciativë, Hamdi Sulemani, në konferencë për shtyp, tha se ky është fillimi i mbarë që Tetova të merr një kahje tjetër.

“Tetova votoi, Tetova vendosi, Tetova fitoi! Fitoi angazhimi i sinqertë për t’i zgjidhur hallet e njerëzve dhe problemet e qytetit. Tetova është e lodhur nga rrugët e papastra e me gropa, nga grumbujt e mbeturinave, nga qentë endacak, nga pasiguria në spital dhe kushtet mizore, nga kaosi urbanistik dhe ai në trafik, nga shkatërrimi dhe uzurpimi i hapësirave të gjelbra, kontrabandimi misterioz i planeve urbanistike si ai i Shik Jellakut për Daka Davidoviqin, honoraret për parazitët që marrin rroga pa bë punë, dhe vonesat 3-4 mujore të punës me djersë të puntorëve të NPK-së”.

“Fitoi besimi ynë se Tetova duhet të bëhet një qytet ku mund të jetojmë dhe jo të mbijetojmë.
Neve na kanë votuar ata që duan ndryshimin. Ne nuk do të ndërhyjmë në zgjedhjen e qytetarëve, por është e qartë se mbështetja për ne është mbështetje për ndryshim për Tetovën. Kryetarin e ri e pret shumë punë dhe llogaridhënie në 4 vitet e ardhshme!”, tha Sulemani.

I pyetur se sa këshilltarë kanë fituar, ai tha se i kanë siguruar dy, ndërsa i presin rezultatet edhe për të tretin./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Dygjuhësia duhet të merret si avantazh, jo problematikë te fëmijët – Pervizaj flet për hulumtimet e fundit

Dygjuhësia duhet të merret si avantazh, jo problematikë te fëmijët – Pervizaj flet për hulumtimet e fundit

Elfije Boletini
Deklaratat për zgjedhje, Konjufca: Mazhoranca nuk ka vullnet që vendi të shkojë në zgjedhje përmes dorëheqjes së Qeverisë

Deklaratat për zgjedhje, Konjufca: Mazhoranca nuk ka vullnet që vendi të shkojë në zgjedhje përmes dorëheqjes së Qeverisë

Lajme
Lajçak me post të ri nga shtatori

Lajçak me post të ri nga shtatori

Lajme
IKShPK: Regjistrohen 8 raste të Kollës së mirë në Kosovë, prindërit t'i vaksinojnë fëmijët

IKShPK: Regjistrohen 8 raste të Kollës së mirë në Kosovë, prindërit t'i vaksinojnë fëmijët

Shëndetësi
RTK: Ambasadori Berishaj po intervistohet nga Prokuroria Speciale

RTK: Ambasadori Berishaj po intervistohet nga Prokuroria Speciale

Drejtësi
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Kalo në kategori