Nën kryesimin e Kryeministrit të Republikës së Kosovës, Albin Kurti, është mbajtur mbledhja e pestë e Komisionit për Planifikim Strategjik.
Në këtë mbledhje është miratuar propozimi i Ministrisë së Ekonomisë për aplikim në kuadër të rundit 26-të të asistencës teknike të Kornizës Investuese të Ballkanit Perëndimor (WBIF), për masat e efiçiencës së energjisë në sektorin rezidencial dhe privat.
Me këtë rast, Kurti tha se përgjegjësia e Komisionit për Planifikim Strategjik është drejtimi i procesit të Kornizës Kombëtare të Planifikimit dhe Menaxhimit Strategjik në Kosovë, ku mes tjerash ka përgjegjësi edhe shqyrtimin e prioriteteve për investime publike, listën e prioriteteve infrastrukturore dhe aplikacioneve për projekte.
“Propozimi i sotëm për shqyrtim dhe miratim nga ana jonë, është projekti ‘Masat e efiçiencës së energjisë në sektorin rezidencial dhe privat’. Ky projekt propozim nuk është në Listën Prioritare të Projekteve Infrastrukturore, mirëpo në bazë të diskutimeve të Departamentit të Bashkëpunimit për Zhvillim të Zyrës së Kryeministrit, Ministrisë së Ekonomisë, Ministrisë së Financave, Punës dhe Transfereve dhe Fondit të Kosovës për Efiçiencë të Energjisë, konsiderohet i arsyeshëm për aplikim për financim në kuadër të rundit të 26-të për asistencë teknike të Kornizës Investuese të Ballkanit Perëndimor (WBIF)”, u shpreh Kurti.
Zyra e Kryeministrit obligohet për të koordinuar procesin e finalizimit dhe dorëzimit të aplikacionit me Ministrinë e Financave, Punës dhe Transfereve, Ministrinë e Ekonomisë dhe Ministrinë e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, në pajtim me kriteret dhe metodologjinë e përcaktuar në kuadër të thirrjes për aplikime në rundin 26-të të asistencës teknike dhe rundin 6-të të granteve investuese të WBIF. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Rrëshqitja e dheut në rrugën Klinë-Gjakovë, Durmishi: Jemi duke u munduar që sa më shpejtë të hapet rruga për qarkullim
Genc Celi është zgjedhur Presidenti i ri i Shoqatës së Operatorëve Ekonomikë të Autorizuar
Rrjeti Global i Bizneseve të Diasporës, 10 vite suksese dhe bashkëpunime
Besim Ramadani, personazh inspirues dhe shembull që duhet ndjekur
Investimet nga diaspora, Lazim Destani: Duhet të punojmë bashkë që të arrijmë suksese
Shkenca e të Dhënave - Kombinim i Statistikës, Programimit dhe Biznesit
Telegrafi Jobs - Shoku yt për punë
Rrjeti Global i Bizneseve të Diasporës, 10 vite suksese dhe bashkëpunime
Çka përfitojnë fermerët që përdorin plehrat Feed Nature?
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Meç i madh i boksit mes Tyson Fury dhe Oleksandr Usyk - detajet minutë pas minute
Demografia evropiane - cili shtet ka natalitetin më të lartë dhe ku qëndron Kosova?
Mospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE, reagime të ashpra ta deputetëve gjermanë – kritikojnë qeverinë e tyre
“Vuçiq paguan paraprakisht në rast të fitores së Trumpit”, mediat botërore shkruajnë se si dhëndrit të ish-presidentit amerikan iu shit ndërtesa e Shtabit të Ushtrisë Serbe
Gjithçka çfarë duhet të dini për meçi mes Tyson Fury dhe Oleksandr Usyk: Koha, titujt, rekordet dhe pesha e tyre
Projekti më i mirë, Piramida e Tiranës fiton çmimin e madh për Evropën Juglindore