LAJMI I FUNDIT:

Miratohet Projektligji i Agjencisë për Parandalimin e Korrupsionit

Miratohet Projektligji i Agjencisë për Parandalimin e Korrupsionit

Është miratuar sot nga Qeveria e Kosovës, Projektligjin e Agjencisë për Parandalimin e Korrupsionit.

Me të gjitha votat për, ky projektligj u miratua teksa propozimi erdhi nga zëvendësministri i Drejtësisë, Blerim Sallahu.


“Ministria ka sjellë para jush draftin e përgatitur për Agjencinë për parandalimin e Korrupsionit, duke marrë parasysh komentet nga mekanizmat e raportet e ndryshme, qofshin ato vendore apo ndërkombëtare”, tha Sallahu.

Ai shtoi se “projektligji cakton fushëveprimin e Agjencisë, veçanërisht në fushën e hetimeve administrative në lidhje me parandalimin e konfliktit të interesit, në procesin e deklarimit të pasurisë dhe dhuratave dhe çështjet që lidhen me sinjalizuesit”, sqaroi Sallahu në mbledhje.

Kryeministri, Albin Kurti ftoi ministrat të miratojnë këtë projektligj pasi siç tha ai, “Kemi prioritet sundimin e ligjit dhe luftimin e krimit dhe korrupsionit”. /Telegrafi/