LAJMI I FUNDIT:

Miratohet Ligji për zyrtarë publikë

Miratohet Ligji për zyrtarë publikë

Me 62 vota, Kuvendi i Kosovës ka votuar Projektligjin për zyrtarët publikë, i cili kishte gjithsej 95 amendamente.

Deputeti Nait Hasani në cilësinë e kryetarin e Komisionit për Administratë Publike kërkoi votimin e tij me arsyetimin se rregullon çështjen e zyrtarëve publik.


“Ky projektligj është mjaft i rëndësishëm për zyrtarët publik, rregullohet qasja më e mirë e institucioneve. Bashkë me ligjin që e miratuam paraprakisht, e rregullojnë çështjen e zyrtarëve publikë në Republikën e Kosovës”, u shpreh Hasani.

Ndërkaq, tash në rend dite është votimi i Projektligji për pagat në sektorin publik. /Telegrafi/