Miratimi i tarifave të reja të rrymës nga ZRRE-ja dhe kundërshtimi nga opozita – ngjarja kryesore e javës në ekonomi
![Miratimi i tarifave të reja të rrymës nga ZRRE-ja dhe kundërshtimi nga opozita – ngjarja kryesore e javës në ekonomi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2022/02/top_lajmet_ekonomi_13022022-780x439.png)
Bordi i drejtorëve të Zyrës së Rregullatorit të Energjisë (ZRRE) në mbledhjen e fundit ka marrë vendim për të miratuar tarifat e reja të energjisë elektrike për të gjithë ata që harxhojnë më shumë se 800kWh.
Sipas ZRRE-së, të gjithë konsumatorët që shpenzojmë më shumë se kjo bllok tarifë do të paguajnë me dy çmime të reja.
“Vendosja e bllok tarifave nuk është diskriminues. Disa nga komentet kanë qenë se a duhet të jetë rritje lineare. ZRRE-ja konstaton se pa një mbështetje nuk mund t’i arrij synimet. ZRRE propozon që blloku të zhvendoset në 800kWh, me dy tarifa prej 12.5 cent dhe 5.9 cent. Të gjithë konsumatorët komercial dhe të amvisëritë, ZRRE-ja propozon që për 800kWh të ketë zero rritje”, është thënë nga Departamenti i Tarifave të ZRRE-së, shkruan Telegrafi.
Në lidhje me shtrenjtimin e tarifave të rrymës, komente në ZRRE kanë dërguar Presidenca e Kosovës, Ministria e Financave, Ministria e Ekonomisë, Lëvizja Vetëvendosje, Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës.
Reagimi i kryeministrit Albin Kurti
Kryeministri Albin Kurti në mbledhjen e fundit të Qeverisë ka thënë se gjatë muajve të dimrit u është dashur të importojmë 40 për qind të energjisë elektrike që është konsumuar dhe me çmime të importit deri në shtatë herë më shtrenjtë se zakonisht.
“Vetëm për një ditë në muajin janar kemi paguar 2 milionë e gjysmë euro për import të energjisë elektrike, në dy muajt e fundit kemi subvencionuar konsumin nga importi, kemi mundësuar që të ketë furnizim të pandërprerë të rrymës në mënyrë që kriza që na ka prekur të mos vërehej tek qytetarët”, ka thënë Kurti.
Kryeministri ka shtuar se me këtë vendim janë ka ulur tarifat që ZRRE-ja kishte propozuar.
“Përball tarifave të reja ne kemi zotuar deri në 100 milionë euro për subvencionimit të energjisë për qytetarët tanë. Shumën fillestare nga 75 milionë euro e kemi ngritur në 100 milionë euro, besoj që kjo shumë e zotuar e ka mundësuar uljen e çmimeve të tarifave që ishin propozuar fillimisht nga ZRRE”, ka shtuar kryeministri.
Kundërshtimet e opozitës për tarifat e reja të rrymës
Menjëherë pas miratimit të këtij vendimi, partitë opozitare e kanë kundërshtuar atë, duke e quajtur të ndikuar politikisht dhe të dëmshëm për qytetarët.
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi ka thënë se ky vendim është marr në koordinim të plotë dhe me bekimin e kryeministrit Albin Kurti.
“Në koordinim direkt dhe me bekimin e plotë të qeverisë dhe kryeministrit Albin Kurti, sot ZRRE zyrtarizoi vendimin e paralajmëruar për rritjen e çmimit të energjisë elektrike, duke e vulosur rëndimin e mëtejmë të jetës dhe mirëqenies së qytetarëve të Kosovës. Që nga fillimi i mandatit të saj, Qeveria Kurti ka dështuar të ndërmarrë çfarëdo hapi për të zhvilluar ekonominë e vendit, të rënduar shumë gjatë pandemisë, duke qenë e paaftë të adresojë kërkesat dhe nevojat e bizneseve, shumë prej të cilave i solli në prag të falimentimit. Për më shumë, qeveria ka dështuar të ndërmarrë masa, të parandalojë përkeqësimin dhe të lehtësojë barrën sociale për familjet kosovare, përballë rritjes së vazhdueshme të çmimeve në çdo produkt esencial”, thuhet në reagimin e Krasniqit.
Ndërsa, kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku ka njoftuar se pas vendimit të ZRRE-së kanë nisur me mbledhjen e nënshkrimeve për mbajtjen e seancës së jashtëzakonshme.
Abdixhiku gjatë një konference për medie ka theksuar se do të kërkojnë edhe shkarkimin e Bordit të ZRRE-së.
“Në Kuvend sot pushteti refuzoi edhe të diskutojë mbi këtë temë. Meqë refuzoi diskutimin si mjet në këtë temë ne refuzuam pjesëmarrjen në seancë. Kemi nisur mbledhjen e 40 nënshkrimeve për seancë të jashtëzakonshme me qëllim që Kuvendi të dalë me qëndrim që e refuzon këtë vendim qeveritar dhe të ZRRE-së. Do të kërkojmë edhe shkarkimin e bordit të ZRRE-së”, është shprehur Abdixhiku.
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) është shprehur se tashmë i ka siguruar nënshkrimet për të thirrur seancë të jashtëzakonshme lidhur me vendimin e Zyrës së Rregullatorit të Energjisë për shtrenjtim të energjisë elektrike.
Kurse shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Besnik Tahiri derisa këtë vendim të ZRRE-së e konsideron të dëmshëm dhe në sinkronizim me Qeverinë e Kosovës, është shprehur se do të përdorin të gjithë mekanizmat përfshirë edhe Gjykatën Kushtetuese për ta revokuar këtë vendim për bllok tarifa.
“Ne kemi diskutuar me grupet parlamentare pra me PDK-në dhe LDK-në, jemi duke i mbledhur nënshkrimet, ne i kemi nënshkrimet tona të mbledhura, jemi duke e bërë edhe kërkesën për një seancë të jashtëzakonshme, ne mendojmë që gara duhet të ndodh në Kuvend në seancë. Ne si deputetë paguhemi si deputetë me e përmbysur me e ndal një vendim tepër të dëmshëm të ZRRE-së e cila ka qenë gjatë gjithë kohës e sinkronizuar me Qeverinë për këto tarifa. Andaj, ne i kemi nënshkrimet dhe do të punojmë që kjo të ndodh. Ne duhet të mundohemi që nga Kuvendi sepse ZRRE është organ i Kuvendit, nga Kuvendi të shohim që këtë çështje ta revokojmë nëse jo do të përdorim të gjithë mekanizmat e pse jo edhe Gjykatën Kushtetuese për ta ndal”, ka theksuar Tahiri.
Sa do të paguajnë qytetarët që harxhojnë më shumë se 800kWh?
Të gjithë konsumatorët mbi 800kWh sipas ZRRE-së do të kenë tarifën e lartë prej 12.5 cent dhe 5.9 cent për tarifën e ulët, ndërsa ata që shpenzojnë deri në këtë bllok, tarifa e lartë do të jetë 6.75 cent e ajo e ulëta prej 2.89 cent.
Pas vendimit, del se tash konsumatorët që harxhojnë mbi këtë nivel, sipas tarifës së ulët, do të paguajnë 104 për qind më shumë, kurse me tarifën e lartë do të paguajnë 85 për qind.
Nga data 1 tetor deri më 31 mars, në Kosovë aplikohet tarifa e ulët e rrymës, prej orës 22:00 deri në 07:00. Ndërsa, nga data 1 prill deri më 30 shtator, tarifa e ulët vlen nga ora 23:00 deri në 08:00.
View this post on Instagram
Qeveria e Kosovës ka krahasuar faturat e deritashme për ata që do të harxhojnë mbi 800kWh.
Sipas njoftimit, që është përfshirë edhe subvencionimi i Qeverisë, konsumatorëve që kanë shpenzuar 850kWh energji elektrike, me tarifat e reja do t’iu vijë fatura 52.19 euro.
Për at që kanë harxhuar 1,000kWh e që ju ka ardhur fatura 58.10 euro me faturat e reja do të paguajnë 68.18 euro, kurse ata që kanë shpenzuar 1,200kWh do të paguajnë 89.51 euro.
“Për konsum deri në 800kWh, nuk do të ketë rritje. Në rastin e konsumit 850kWh, duke llogaritur një raport mesatar 60 për qind të tarifës së lartë (A1) dhe 40 për qind asaj të ulët (A2), dallimi në mes të faturës së vjetër dhe asaj të re do të jetë minimal. Nga 49.67 euro në 52.19 euro. Pra, një rritje prej rreth 5 për qind. Në rast të konsumit 1,000kWh, duke llogaritur sërish një raport mesatar 60:40 të tarifës së lartë (A1) dhe asaj të ulët (A2), dallimi në mes të faturës së vjetër dhe asaj të re do të jetë rreth 17 për qind apo rreth 10 euro. Nga 58.10 euro në 68.18 euro”, thuhet në njoftim.
Ndërkaq, në rast të konsumit të 1,200kWh në muaj, duke llogaritur përsëri një raport 60:40 të tarifës së lartë (A1) dhe asaj të ulët (A2), dallimi në mes faturës së vjetër dhe asaj të është pak më i lartë. Nga 69.35 euro në 89.51 euro, një rritje prej rreth 29 për qind apo rreth 20 euro. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë![DITËT E DASHURISË – Oferta që sjell ngrohtësi në shtëpinë tuaj!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Foto-Artikulli.jpg)
DITËT E DASHURISË – Oferta që sjell ngrohtësi në shtëpinë tuaj!
![Tre arsye për të vizituar CineStar nga 13 deri më 16 Shkurt!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/4DX-1-780x439.jpg)
Tre arsye për të vizituar CineStar nga 13 deri më 16 Shkurt!
![TEDORE nga Kosova, në mesin e gjigantëve Evropianë në Panairin “ARTOZA 2025”](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/005e6888-0d4b-4aea-a002-73c4f4407290-1-780x439.jpg)
TEDORE nga Kosova, në mesin e gjigantëve Evropianë në Panairin “ARTOZA 2025”
![Rritja e çmimeve, qytetarë të shumtë bojkotojnë supermarketet në Kosovë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/unnamed-3-1-780x439.jpg)
Rritja e çmimeve, qytetarë të shumtë bojkotojnë supermarketet në Kosovë
![Vizion dhe strategji - Sekreti i suksesit të Pro Transport](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/464408704_1096434705819531_7403589985668742867_n-1-1-1-780x439.jpg)
Vizion dhe strategji - Sekreti i suksesit të Pro Transport
![BERZH ka investuar 113 milionë euro në Kosovë në vitin 2024](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2017/01/BERZH-780x439.jpg)
BERZH ka investuar 113 milionë euro në Kosovë në vitin 2024
![104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/09/image2-380x233.jpeg)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
![Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Screenshot-2024-02-20-142648-380x233.png)
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/07/foto-kryesore-per-tlgre-380x233.jpg)
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
![Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/rsz_220250130_telegrafi_deals-380x233.png)
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
![Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/1-272-380x233.jpg)
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
![Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/20241218-Telegrafi-Deals-380x233.png)
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
![25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/11/1_optimized-380x233.png)
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
![Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/10/20241123_Adidas_Jakne_Deals-01_optimized-380x233.png)
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
![Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/zgjedhjet-2025-780x439.jpg)
Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë
![Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/eugen-dnv-780x439.jpg)
Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës
![Politikani serb, Çedomir Jovanoviq pretendon se është rrahur – nuk ndalë lotët derisa tregon dorën në allçi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/1-92-780x439.jpg)
Politikani serb, Çedomir Jovanoviq pretendon se është rrahur – nuk ndalë lotët derisa tregon dorën në allçi
![Mushkolaj: Vështirë që opozita e bën qeverinë, posti i kryeministrit është problemi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/imer-mushkolaj-780x439.jpg)
Mushkolaj: Vështirë që opozita e bën qeverinë, posti i kryeministrit është problemi
![Hoxha: Sipas gjasave LVV-ja do të ketë prej 46-49 deputetë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/ylli-hoxha-780x439.jpg)
Hoxha: Sipas gjasave LVV-ja do të ketë prej 46-49 deputetë
![Kush e formon Qeverinë? Kalkulimet pas numërimit të votave nga diaspora dhe atyre me kusht](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/fushata-subjektet-1-780x439.jpg)
Kush e formon Qeverinë? Kalkulimet pas numërimit të votave nga diaspora dhe atyre me kusht