LAJMI I FUNDIT:

KPK reagon ndaj vendimit të Qeverisë për miratimin e Projektligjit për Këshillin Prokurorial, e cilëson si tendencë për të cenuar pavarësinë e saj

KPK reagon ndaj vendimit të Qeverisë për miratimin e Projektligjit për Këshillin Prokurorial, e cilëson si tendencë për të cenuar pavarësinë e saj

Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK) ka shprehur shqetësimin për miratimin e Projektligjit për Këshillin Prokurorial të Kosovës nga Qeveria e Republikës së Kosovës në mbledhjen e saj të mbajtur sot më 9 mars 2022, sipas tyre, pa u njoftuar Këshilli Prokurorial për draftin final, i cili ishte në diskutim të grupit punues.

Kështu ka deklaruar KPK përmes një komunikate për media.


“Njoftojmë opinionin publik se që nga hartimi i Strategjisë për sundimin e ligjit dhe iniciativat e Ministrisë së Drejtësisë për hartimin e projektligjeve për sistemin prokurorial, edhe pse njëanshëm ishin filluar nga Ministria e Drejtësisë dhe vetëm për sistemin prokurorial, ne, prapëseprapë, së bashku edhe me partnerët ndërkombëtarë kemi dhënë kontribut për të implemnetuar këtë strategji dhe për të hartuar draftin e Projektligjit për Këshillin Prokurorial të Kosovës, i cili ka pësuar ndryshime të njëpasnjëshme, duke mos u hartuar parimisht sipas rekomandimeve të Komisionit të Venecias”, thuhet në komunikatë.

KPK thekson se kjo praktikë tregon se sponsorizuesi i këtij projektligji (MD), “synon të bëjë të kundërtën e reformës”.

“Ky nxitim i Ministrisë së Drejtësisë për të proceduar me shpejtësi këtë draft të projektligjit, pa e ndarë draftin final me aktorët e këtij procesi dhe pa i pritur komentet shtesë të Komisionit të Venecias, si dhe pa i marrë parasysh edhe propozimet e dala nga Strategjia për sundimin e ligjit dhe ato të përfaqësuesve të sistemit prokurorial, është tendencë për të cenuar pavarësinë e Këshillit Prokorurial dhe Prokurorit të Shtetit, si institucione të pavarura dhe kushtetuese”, thuhet tutje

Sipas KPK-së çdo iniciativë pa e respektuar ndarjen e pushteteve, bashkëpunimin dhe koordinimin e ndërsjellë, sjell dështim dhe krijon hapësirë për ndërhyrje të jashtme në Këshillin Prokurorial të Kosovës./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Mospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE, reagime të ashpra ta deputetëve gjermanë – kritikojnë qeverinë e tyre

Mospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE, reagime të ashpra ta deputetëve gjermanë – kritikojnë qeverinë e tyre

Lajme
Projekti më i mirë, Piramida e Tiranës fiton çmimin e madh për Evropën Juglindore

Projekti më i mirë, Piramida e Tiranës fiton çmimin e madh për Evropën Juglindore

Lajme
Kosova jashtë KiE-së, deputetja finlandeze akuzon BE-në se po tregohet e butë me Serbinë

Kosova jashtë KiE-së, deputetja finlandeze akuzon BE-në se po tregohet e butë me Serbinë

Lajme
Flet shqiptari që vrau gruan: Nuk pendohem, hante me paratë e mia dhe më tradhtonte

Flet shqiptari që vrau gruan: Nuk pendohem, hante me paratë e mia dhe më tradhtonte

Lajme
​Bie nataliteti në Kosovë, ASK dhe MPB me statistika të ndryshme për lindjet

​Bie nataliteti në Kosovë, ASK dhe MPB me statistika të ndryshme për lindjet

Lajme
Plagosje me armë zjarri në Nashec të Prizrenit

Plagosje me armë zjarri në Nashec të Prizrenit

Kronika e Zezë
Kalo në kategori