LAJMI I FUNDIT:

Miratimi i Buxhetit 2022 dhe paralajmërimi për shtrenjtim të rrymës – top ngjarjet e javës në ekonomi

Miratimi i Buxhetit 2022 dhe paralajmërimi për shtrenjtim të rrymës – top ngjarjet e javës në ekonomi

Miratimi i Ligjit për Buxhetin e Kosovës për vitin 2022 dhe vështirësia për furnizim me energjie elektrike dhe paralajmërimi për shtrenjtimin e saj, ishin disa nga ngjarjet kryesore që e karakterizuan këtë javë në ekonomi.

Me 65 vota për, asnjë kundër dhe një abstenim, deputetet e Kuvendit të Kosovës kanë miratuar në shqyrtim të dytë Ligjin mbi Ndarjet Buxhetore për Buxhetin e vitit 2022.

Sipas projektimit, ky buxhet pritet të jetë 2 miliardë e 748 milionë euro apo rreth 8.7 për qind më i lartë se ai i vitit 2021, me të hyra prej 2 miliardë e 364 milionë euro, shkruan Telegrafi.


Në këtë seancë janë shqyrtuar 83 amendamente të propozuara nga deputetët. Shumica këtyre amendamenteve të propozuara nga deputetët e opozitës nuk morën mbështetjen, derisa ato të propozuara nga deputetët e pozitës janë miratuar.

Kuvendi i Kosovës miraton buxhetin për vitin 2022
Lexo po ashtu Kuvendi i Kosovës miraton buxhetin për vitin 2022

Nga të dhënat e publikuara nga Qeveria e Kosovës, në buxhetin e vitit të ardhshëm, miliona euro janë ndarë për skemën e punësimit të të rinjve, për shtesat e lehonave dhe fëmijëve e skema sociale e pensionale.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në një konferencë për media ka thënë se vendi ynë është duke u përballur me krizën energjetike.

“Kriza energjetike tashmë ka arritur edhe në mesin tonë. Ballafaqimi me kriza të energjisë nuk është risi as për Kosovën e as për shtetet më të fuqishme në botë. Evropa po përballet me çmimet rekorde të energjisë të shtyra në masë të madhe globalisht nga çmimet shumë të larta të furnizimit me gaz”, është shprehur Kurti në një konferencë për medie.

Kurti: Qeveria do ta mbulojë koston e importit të energjisë elektrike
Lexo po ashtu Kurti: Qeveria do ta mbulojë koston e importit të energjisë elektrike

Ndërsa, ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli ka thënë se mjetet e parapara për import të rrymës për tërë vitin janë shpenzuar për vetëm dy muaj.

“Shpenzimet e importit kanë arritur në 12 milionë për periudhën nëntor-dhjetor, teksa ka qenë e paraparë që për tërë vitin të shpenzohen jo më shumë se 12 milionë euro për import”, kishte thënë Rizvanolli gjatë raportimit në Komisionin për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti.

Kriza energjetike dhe deklaratat e fundit rreth rritjes së çmimit të rrymës në Kosovë
Lexo po ashtu Kriza energjetike dhe deklaratat e fundit rreth rritjes së çmimit të rrymës në Kosovë

Ajo gjithashtu ka shpërndarë një manual i cili kërkon nga qytetarët që ta kursejnë energjinë elektrike. Rizvanolli thotë se një pjesë e konsiderueshme e energjisë elektrike që konsumojmë vjen nga ndriçimi.

“Fikja e dritave kur të dilni nga dhoma/shtëpia, zëvendësimi i poçeve me ata LED, shfrytëzimi i dritës natyrore gjatë ditës dhe vendosja e sensorëve të efiçencës”, janë disa nga këshillat në dokument.

Po ashtu, aty bëhet thirrje edhe që pajisjet elektrike që konsumojnë më shumë energji, si rrobalarësja, enëlarsja dhe hekuri për hekurosje të përdoren mes orës 22:00 dhe 07:00.

Për partnerin menaxhues të kompanisë Elen, Lulzim Syla vendi ynë është i varur nga importi i energjisë elektrike.

Syla në një intervitës për Telegrafin ka thënë se për ta kaluar këtë gjendje, në afat të gjatë, institucionet duhet të gjejnë alternativa të furnizimit.

“Sa i përket efektit të ndjeshmërisë së rritjes së çmimit në tregun botëror, te ne për fat na ka prekur vetëm një komponentë, që duket importi i energjisë elektrike. Ne si Kosovë përmes importit të energjisë jemi afektuar drejtpërdrejt, qoftë konsumatori i fundit, amvisëritë dhe qoftë bizneset, me rritjen e çmimit të energjisë që mund të ndodh në periudhën e afërt, shkaku që deri më tani KEDS dhe institucionet tjera kanë pasur një ka thënë Syla.

Zyra e Rregullatorit për Energji ka njoftuar se ka pranuar nga Kompania Kosovare për Distribuim të Energjisë Elektrike (KEDS) dhe Furnizuesi për Shërbim Universal për Energji Elektrike (KESCO) kërkesën për shqyrtim të jashtëzakonshëm të tarifave të energjisë elektrike.

Zyra e Rregullatorit pranon kërkesat për shtrenjtimin e energjisë elektrike
Lexo po ashtu Zyra e Rregullatorit pranon kërkesat për shtrenjtimin e energjisë elektrike

Sipas njoftimit, thuhet se ZRRE në bazë të mandatit të saj ligjor, ka vendosur të hapë procesin e shqyrtimit të jashtëzakonshëm, dhe gjatë këtij procesi do të shqyrtojë aplikacionet e të licencuarve, duke vlerësuar nevojën për vazhdim të furnizimit me energji elektrike, rritjen e efiçiencës së konsumit dhe përballueshmërinë e çmimeve nga ana e konsumatorëve.

“Muajve të fundit, përveç rritjes së çmimeve në tregjet me shumicë të energjisë elektrike, vërehet edhe një rritje enorme e konsumit të energjisë elektrike në Kosovë. Kjo rezulton në rritjen e nevojës për blerje të energjisë me shumicë për mbulimin e konsumit dhe nevojat e rrjetit. Duke qenë se prodhimi vendor nuk mund të plotësojë të gjithë kërkesën për energji elektrike, paraqitet nevoja për import, që do të tejkalojë sasitë e lejuara nga ZRRE gjatë shqyrtimit të rregullt tarifor”, thuhet në njoftim.

Lidhur me mundësinë e shtrenjtësimit të energjisë elektrike, reagim ka pasur edhe nga komuniteti i biznesit.

Rukiqi: Çdo rritje e çmimit të energjisë elektrike do të ketë pasoja në tërë sektorin privat
Lexo po ashtu Rukiqi: Çdo rritje e çmimit të energjisë elektrike do të ketë pasoja në tërë sektorin privat

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi është shprehur se që nga muaji tetor kanë paralajmëruar krizën për energjinë elektrike.

“Kriza me çmimet e energjisë elektrike është krizë e paralajmëruar. Që nga muaji tetor kemi bërë thirrje për të ndërmarrje të veprimeve konkrete. Çdo rritje e çmimit të energjisë elektrike do të ketë pasoja në tërë sektorin privat”, ka reaguar Rukiqi.

Përveç çmimit të energjisë elektrike, që pritet të shtrenjtohet, muajve të fundit në Kosovë janë shtrenjtuar dukshëm edhe çmimet e produkteve bazë.

Sipas të dhënave të Agjencisë së Statistikave të Kosovës, rritja e çmimeve ka filluar nga muaji prill me 1.2 për qind, duke arritur në 5.7 për qind në muajin tetor. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Lansohet ueb faqja eBukura.com - Dyqani më i ri unik i ushqimeve bio

Lansohet ueb faqja eBukura.com - Dyqani më i ri unik i ushqimeve bio

E Bukura e Dheut
Ana Draskoviç intervistë ekskluzive për Telegrafin: Kosova është në rrugën e krijimit të një ekosistemi të fortë dhe gjithëpërfshirës të pagesave digjitale

Ana Draskoviç intervistë ekskluzive për Telegrafin: Kosova është në rrugën e krijimit të një ekosistemi të fortë dhe gjithëpërfshirës të pagesave digjitale

Ekonomi
Zgjedhet fituesi i parë i skuterit Vespa nga Auto Mita, në pritje edhe dy të tjerë

Zgjedhet fituesi i parë i skuterit Vespa nga Auto Mita, në pritje edhe dy të tjerë

Auto Mita
Central Park sjell

Central Park sjell "Botën Tënde të Aventurave" edhe këtë vikend!

Central Park
Telegrafi Jobs - Platforma më unike për publikimin dhe aplikimin në konkurset e punës

Telegrafi Jobs - Platforma më unike për publikimin dhe aplikimin në konkurset e punës

Telegrafi Jobs
Ephesus Travel Kosova me oferta speciale për Selectum Hotels

Ephesus Travel Kosova me oferta speciale për Selectum Hotels

Ephesus Travel Kosova Agency
Kalo në kategori