LAJMI I FUNDIT:

Kuvendi i Kosovës miraton buxhetin për vitin 2022

Kuvendi i Kosovës miraton buxhetin për vitin 2022

Deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë miratuar në shqyrtim të dytë Projektligjin mbi ndarjet buxhetore për Buxhetin e vitit 2022.

Me 65 vota pro Kuvendi i Kosovës ka miratuar buxhetin prej 2.7 miliardë eurosh.


Asnjë nga deputetët nuk ka votuar kundër, derisa kishte vetëm një abstenim.

Në këtë seancë janë shqyrtuar 83 amendamente të propozuara nga deputetët.

Shumica këtyre amendamenteve të propozuara nga deputetët e opozitës nuk morën mbështetjen, derisa ato të propozuara nga deputetët e pozitës janë miratuar.

Pas votimit të projektbuxhetit, janë mbyllur punimet e seancës së jashtëzakonshme.

Ndërsa kryetari i Kuvendit Glauk Konjufca ka thënë se legjislativi do vijoj me punime sipas pikave të rendit të ditës nga seancat e mbetura të datave 25 e 26 nëntor dhe 6 dhjetor 2021./Telegrafi/