LAJMI I FUNDIT:

MINT publikon çmimet e derivateve, benzina lirohet për 1 cent

MINT publikon çmimet e derivateve, benzina lirohet për 1 cent

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë (MINT) ka publikuar çmimet tavan për shitjen e derivateve për të premten.

Sipas njoftimit, çmimi maksimal i lejuar i gazit dhe naftës ka mbetur i njëjtë, kurse benzina është liruar për 1 cent.


Çmimi maksimal i lejuar i produktit Dizel është: 1.74  €  për litër;

Çmimi maksimal i lejuar i produktit Benzinë është: 1.67  € për litër;

Çmimi maksimal i lejuar i produktit Gas është: 0.78  €  për litër. /Telegrafi/