LAJMI I FUNDIT:

Minoski: Maqedonia duhet të vazhdojë me politikën e tanishme tatimore

Minoski: Maqedonia duhet të vazhdojë me politikën e tanishme tatimore

Lëvizja Evropiane e Maqedonis organizoi sot një kafe diskutim kushtuar politikave ekonomike me të cilat përballet sot Bashkimi Evropian, ndër të cilat është edhe politika fiskale e pabarabartë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Në këtë diskutim, ministri i financave, Kiril Minoski tha se është në interes të Maqedonisë që të vazhdohet me zbatimin e politikës së tanishme tatimore dhe se sipërmarrësi duhet të jetë në piedestal, pasi që krijon vende të reja pune.


Në lidhje me bisedimet SHBA-BE për tregun e përbashkët, ambasadori sllovak, Martin Bezak tha se bëhet fjalë për një garë me korsi të gjata dhe se do të jenë bisedime të ndërlikuara, pasi që duhet të përafrohen shumë interesa të ndryshme./Telegrafi/