LAJMI I FUNDIT:

Minjtë “pushtojnë” burgun në Australi, autoritet detyrohen të evakuojnë personelin dhe të burgosurit

Minjtë “pushtojnë” burgun në Australi, autoritet detyrohen të evakuojnë personelin dhe të burgosurit

Murtaja e minjve që muajve të fundit ka goditur plotësisht New South Wales, ka detyruar autoritetet e një burgu të evakuojnë të burgosurit nga kjo zonë.

Rreth 200 pjesëtarë të personelit dhe 420 të burgosur në Wellington, do të dërgohen në burgje tjera gjatë 10 ditëve të ardhshme, me qëllim që të “sanohet dëmi” i shkaktuar nga brejtësit, transmeton Telegrafi.


“Shëndeti, siguria dhe mirëqenia e personelit dhe të burgosurve është prioriteti ynë kryesor. Për këtë është e rëndësishme të reagojmë sa më herët të jetë e mundur me qëllim që të mund të sanojmë dëmet”, ka thënë komesari i New South Wales, Peter Sewerin.

Minjtë kanë dëmtuar minjtë dhe tavanet duke i shqyer kabllot në burg, ku ekipe të shumta të mjeshtërve në Wellington do të intervenojnë për të sanuar dëmet. /Telegrafi/