LAJMI I FUNDIT:

Ministrja Haxhiu shfuqizon dy vendime, shkarkon dy zëvendësdrejtorë, në SHKK dhe SHSK

Ministrja Haxhiu shfuqizon dy vendime, shkarkon dy zëvendësdrejtorë, në SHKK dhe SHSK

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka bërë të ditur se ka shfuqizuar dy vendime që kishin të bënin me emërime siç tha ajo pa bazë ligjore.

Haxhiu përmes një postimi në Facebook, ka bërë të ditur se janë shfuqizuar vendimet për emërimin e Dritan Bajramajt dhe Kadri Halitit në pozitat zëvendësuesve të Drejtorëve të Përgjithshëm në Shërbimin Korrektues të Kosovës dhe Shërbimin Sprovues të Kosovës.


“Vendimet e kundërligjshme brenda secilit institucion do të adresohen dhe shfuqizohen. Sot, në kuadër të kompetencave të mia kushtetuese dhe ligjore, kam shfuqizuar dy vendime që kishin të bënin me dy emërime pa bazë ligjore në Shërbimin Korrektues të Kosovës dhe Shërbimin Sprovues të Kosovës”, thuhet në njoftim.

Ministrja Haxhiu po ashtu ka publikuar edhe vendimet, ndërsa ka shtuar se “Vendosja e rendit dhe ligjit në Qeverinë Kurti II, nuk ka alternativë”. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Zhduket një 28-vjeçare në Ferizaj, familja kërkon ndihmën e policisë dhe qytetarëve për gjetjen e saj

Zhduket një 28-vjeçare në Ferizaj, familja kërkon ndihmën e policisë dhe qytetarëve për gjetjen e saj

Kronika e Zezë
Kurti, ambasadorëve të QUINT-it: Serbia, vitin e kaluar ka refuzuar nënshkrimin e Marrëveshjes Themelore

Kurti, ambasadorëve të QUINT-it: Serbia, vitin e kaluar ka refuzuar nënshkrimin e Marrëveshjes Themelore

Lajme
Hoxha: Duke e bllokuar Kosovën në KiE, Gjermania dhe Franca anojnë kah Serbia qartazi

Hoxha: Duke e bllokuar Kosovën në KiE, Gjermania dhe Franca anojnë kah Serbia qartazi

Lajme
“Para se të hidhej e pa Erdgysin me 18-vjeçaren

“Para se të hidhej e pa Erdgysin me 18-vjeçaren": Zbardhet dëshmia e motrës së Almës

Lajme
Iu bë atentat në Bruksel më 28 prill, ndërron jetë Agustin Kaza - dyshohet se u vra për gjakmarrje

Iu bë atentat në Bruksel më 28 prill, ndërron jetë Agustin Kaza - dyshohet se u vra për gjakmarrje

Lajme
DASH hedh poshtë pretendimet për Escobarin: Nuk është shkarkuar, do të emërohet në një pozitë tjetër sipas rrotacionit

DASH hedh poshtë pretendimet për Escobarin: Nuk është shkarkuar, do të emërohet në një pozitë tjetër sipas rrotacionit

Lajme
Kalo në kategori