LAJMI I FUNDIT:

Ministrja Haradinaj-Stublla uron Finlandën për Ditën e Pavarësisë

Ministrja Haradinaj-Stublla uron Finlandën për Ditën e Pavarësisë

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Meliza Haradinaj–Stublla, në emër të Republikës së Kosovës dhe popullit të saj, ka uruar popullin dhe institucionet e Republikës së Finlandës, me rastin e Ditës së Pavarësisë. 

Në 103 vjetorin e pavarësisë së Finlandës, Ministrja Haradinaj-Stublla ka shprehur urimet e përzemërta për këtë shtet mik, i cili e ka njohur pavarësinë e Republikës së Kosovës më 7 mars të vitit 2008, ndërsa marrëdhëniet diplomatike midis dy vendeve janë vendosur më 2 shkurt të vitit 2009.


“Ne jemi mirënjohës për ndihmën që Finlanda i ka dhënë Kosovës gjatë gjithë rrugëtimit të shtetndërtimit, për angazhimin e ish presidentit Martti Ahtisaari, kontributin për paqe të qëndrueshme në kuadër të KFOR-it, njohjen e pavarësisë dhe mbështetjen në fuqizimin e subjektivitetit ndërkombëtar të shtetit të Kosovës”, ka shkruar Haradinaj-Stublla.

Shefja e diplomacisë kosovare Haradinaj-Stublla ka shprehur gatishmërinë e saj për thellimin e bashkëpunimit bilateral ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës së Finlandës, në të gjitha fushat e interesit të përbashkët. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Lajme
Kërkesat e shumta për dokumente personale, MPB zgjat orarin për ofrimin e shërbimeve - do të punohet edhe të shtunave

Kërkesat e shumta për dokumente personale, MPB zgjat orarin për ofrimin e shërbimeve - do të punohet edhe të shtunave

Lajme
Organizatori i protestave anti-Vuçiq në Beograd, Manojloviq: Unë jam gjallë falë besës së shqiptarit

Organizatori i protestave anti-Vuçiq në Beograd, Manojloviq: Unë jam gjallë falë besës së shqiptarit

Lajme
Djegia e shtëpisë dyshohet të jetë shkaktari i vrasjes së djeshme në Pejë – viktima dhe i dyshuari ishin miq

Djegia e shtëpisë dyshohet të jetë shkaktari i vrasjes së djeshme në Pejë – viktima dhe i dyshuari ishin miq

Jehona Hulaj
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Lajme
KSHZ pas numërimit të 99.85% të votave, Osmani 13.36%, Taravari 9.21%

KSHZ pas numërimit të 99.85% të votave, Osmani 13.36%, Taravari 9.21%

Politikë
Kalo në kategori