LAJMI I FUNDIT:

Ministrja e Ekonomisë flet me shifra: ‘Joystick-at’ e videolojërave shpenzojnë shumë energji elektrike

Ministrja e Ekonomisë flet me shifra: ‘Joystick-at’ e videolojërave shpenzojnë shumë energji elektrike

Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, ka vazhduar debatin e krijuar pasi ka përmendur edhe konsolat e videolojrave.

Ajo ka thënë se “joystickat” shpenzojnë relativisht shumë dhe problemi qëndron pikërisht kur janë në rrymë e nuk përdoren.


”Konsolat e videolojërave shpenzojnë relativisht shumë, më shumë sesa që kishim menduar. Më saktësisht PlayStation 4, 8.5 watt në Standby, Xbox One 15.7 watt, Nintendo Switch 7.5 deri në 18 Wat gjatë akumulimit”, u shpreh ajo.

”Gjenerata e re e video lojërave mund të ketë ndikim të madh në konsumin e energjisë në shtëpinë tuaj. Problemi është kostoja e fshehur energjisë gjatë kohës kur ato nuk janë duke u përdorur dhe janë në “stand by”.

Ajo thotë se nuk duhet ironizuar me këto fakte, pasi shifrat janë dhënë nga ekspertët botërorë dhe janë në bazë të matjeve të bëra.

”Siç ndodh nganjëherë, gjërat shpesh banalizohen, por dua t’ju siguroj se çfarëdo që keni lexuar në postimet tona, nuk është diçka që ne e kemi shpikur. Këto janë udhëzime  nga ekspertët dhe në bazë të matjeve të bëra”, shtoi tutje Rizvanolli./Telegrafi/