LAJMI I FUNDIT:

Ministrja Bajrami zhvilloi takim virtual me Ulrika Richardson, flasin për menaxhimin e pandemisë COVID-19

Ministrja Bajrami zhvilloi takim virtual me Ulrika Richardson, flasin për menaxhimin e pandemisë COVID-19

Ministrja e Financave, Hykmete Bajrami, ka mbajtur takim virtual me koordinatoren për zhvillim të Organizatës së Kombeve të Bashkuara Ulrika Richardson me bashkëpunëtorë, ku ka diskutuar për hapat e përbashkët rreth implementimit të Planit të Reagimit Socio-Ekonomik ndaj Covid-19 të përgatitur nga Ekipi i Kombeve të Bashkuara në Kosovë, si dhe për çështje të tjera me interes të përbashkët.

Me këtë rast, ministrja Bajrami vlerësoi angazhimin e Kombeve të Bashkuara për të ndihmuar Kosovën në tejkalimin e sfidave socio-ekonomike që ka shkaktuar pandemia Covid-19.


Ajo i njoftoi bashkëbiseduesit me Programin për Rimëkëmbje Ekonomike të aprovuar nga Qeveria e Kosovës dhe theksoi se Plani i Reagimit Socio-Ekonomik ndaj Covid-19 i përgatitur nga ekipi i OKB-së në Kosovë është komplementar me përpjekjet e Qeverisë së Kosovës për rigjallërimin e ekonomisë dhe përmirësimin e mirëqenies së qytetarëve të Kosovës.

Palët u pajtuan që të koordinojnë aktivitetet e përbashkëta me qëllim të arritjes së rezultateve sa më të mira në përmirësimin e situatës socio-ekonomike në Kosovë të shkaktuar nga pandemia covid-19./Telegrafi/