Shqipëria është në rrugën e duhur drejt hapjes së negociatave për integrimin në Bashkimin Europian dhe zhvillimi që ka pësuar Tirana vitet e fundit është treguesi më i qartë për përkatësinë perëndimore të vendit tonë.
Ky ishte mesazhi që përcolli ministri Federal për Evropën, Integrimin dhe Punët e Jashtme të Austrisë, Alexander Schallenberg në takimin me kryetarin e Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj. Duke konfirmuar mbështetjen pa kushte të Austrisë për rrugën europiane të Shqipërisë, Schallenberg vlerësoi në mënyrë të veçantë ndryshimet pozitive që ka pësuar kryeqyteti shqiptar vitet e fundit.
“Jam shumë i lumtur që ndodhem këtu, në Tiranën me diell, për të takuar kryebashkiakun, ministrin e Jashtëm, Kryeministrin dhe Presidentin. Është një kënaqësi e madhe! Është hera e pestë apo e gjashtë që vij në Tiranë dhe çdo herë shoh zhvillimin dhe besoj se kjo është një gjë shumë pozitive, është diçka që njerëzit këtu duhet ta vlerësojnë që gjithçka po ecën para”, tha ministri Schallenberg.
Kryebashkiaku Veliaj falënderoi mikun austriak për vizitën dhe mbështetjen e vazhdueshme që Austria i jep Shqipërisë në të gjitha sfidat e zhvillimit dhe integrimit.
“Është një kënaqësi shumë e veçantë që kam një mik shumë të shtrenjtë, ministrin e jashtëm të Austrisë, një vend mik, një vend partner, një vend avokat i Shqipërisë në sfidën që kemi përpara për integrimin në BE. Ashtu siç ramë dakord me Aleksandrin, është shumë e rëndësishme që shtetet të bashkëpunojnë, por gjithashtu edhe qytetet”, tha ai.
Ministri Schallenberg theksoi se Austria është një avokate e përhershme e Shqipërisë në rrugën e saj të integrimit, ndaj dhe mbështet pa kushte çeljen e negociatave javën tjetër.
“Shqipja ime është e dobët, por nga ato që tha kryetari Veliaj kuptova tre fjalë: Mik, avokat dhe maratonë. Isha këtu për një vizitë mes miqsh. Javën tjetër pritet që të merren vendime të rëndësishme për Shqipërinë nga BE. Prandaj, doja të isha këtu që të qartësoja se Austria për Shqipërinë është një nga avokatët për fillimin e negociatave. Ju keni mbështetjen tonë, ne do të mbajmë qëndrimin tonë stoik. Por, çfarëdo që të ndodhë, unë besoj se Shqipëria është në drejtimin e duhur dhe duhet ta vazhdojë këtë rrugë”, tha Schallenberg.
Në shenjë të forcimit të marrëdhënieve mes dy vendeve dhe në mënyrë të veçantë mes Tiranës dhe Vienës, kryebashkiaku Veliaj dhe ministri Schallenberg mbollën një pemë në Parkun Europa.
“Në emër të kësaj miqësie mbollëm një pemë, një miqësi e Tiranës me Vienën, Gracin dhe me shumë qytete të tjera austriake me të cilat bashkëpunojmë. Në fund biem dakord se kryetarët e bashkive, ministrat, shkojnë e vijnë, por ato që mbeten janë marrëdhëniet mes njerëzve. Për këtë marrëdhënie speciale jam shumë i lumtur që mbollëm sot një pemë, në kujtim të marrëdhënies fantastike që Shqipëria ka me Austrinë. E falënderoj ministrin për gjithë kontributin, si avokati më shembullor i Shqipërisë në aspiratën e saj europiane”, theksoi Veliaj.
Më tej, ai e falënderoi ministrin austriak edhe për ndihmën konkrete dhe solidaritetin që tregoi Austria në momentin që Shqipëria u godit nga tërmeti gjatë muajit të shkuar.
“E falënderova për ndihmën për tërmetin. Ka qenë një ndihmë bujare e Austrisë për të menaxhuar situatën e emergjencave pas tërmetit. Jo vetëm financiare, por edhe në kontribute fizike. Me shumë prej bashkive të tjera jemi duke punuar sesi Tirana mund të forcohet në një qytet që kalitet për sfida të tilla, qofshin ato dukuri ose fatkeqësi natyrore, apo të situatave të ndryshme që mund të krijohen në qytet kur vjen puna te menaxhimi i emergjencave civile”, u shpreh Veliaj dhe shtoi se mes Vienës dhe Tiranës do të vijojnë bashkëpunimet konkrete./tvklan.al
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Detaje nga aksidenti në Çair, janë lënduar dy persona – njëri ka përfunduar në urgjencë
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre
Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit
“Ka vetu, e ka bo Zoti dritë dhe e kom pa atë njeri”, thotë dëshmitarja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan
Gjatë një operacioni policor në Prishtinë e Gjilan, gjenden dy bunkerë dhe armë zjarri
Kurti takon ministren e Jashtme gjermane, falënderon Gjermaninë për mbështetjen e Kosovës drejt anëtarësimit në KiE
Departamenti amerikan i Shtetit demanton dyshimet e ngritura ndaj Escobarit
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani
Gjenden pa shenja jete dy persona, njëri në Fushë Kosovë e tjetri në Prishtinë
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
John Terry zbulon historinë e patreguar se si ai udhëhoqi kryengritjen te Chelsea ndaj një trajneri
"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani
Pasuria e guvernatorit të BQK-së, drejtorit ATK-së dhe drejtorit të Doganës
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion
Klopp e donte lojtarin që sot luan për Liverpoolin, por bordi kërkonte një tjetër - si nisi mosmarrëveshja mes tyre