Republika e Kosovës bëhet shteti i parë nga Ballkani dhe i shtati në botë që i pranohen angazhimet apo kërkesat në Kartën Globale për Reformën e Kujdesit për Fëmijët.

Kështu bën të ditur Ministria për Punë, Familje dhe Vlerat e Luftës Çlirimtare.


Ministria për Punë, Familje dhe Vlerat e Luftës Çlirimtare njofton se kërkesat e saja mbi 5 angazhime kombëtare (2026–2028) të ndërtuara mbi legjislacionin ekzistues për Mbrojtjen e Familjes dhe Fëmijëve, drejtuar Qeverisë së 🇬🇧 Mbretërisë se Bashkuar, janë pranuar në tërësi.

Fushat prioritare do të fuqizohen:

Parandalimi i ndarjes fëmijë-familje

Shërbime të integruara familjare dhe komunitare

Zgjerimi i kujdesit familjar alternativ

Digjitalizimi i sistemit të të dhënave

Forcimi i kapaciteteve profesionale

“Duke u mbështetur në praktikat më të mira globale për parandalimin e ndarjes familjare, po ndërtojmë një Kosovë ku çdo fëmijë rritet në një mjedis familjar të sigurt dhe të përkrahur.

Në këtë drejtim, pranimi i angazhimeve dhe kërkesave nga Republika e Kosovës, që vjen edhe si rezultat i bashkëpunimit dhe përkrahjes nga UNICEF në Kosovë, shënon një momentum të rëndësishëm në forcimin e politikave dhe mekanizmave në mbrojtje të fëmijëve dhe familjeve”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/