LAJMI I FUNDIT:

Ministria e Zhvillimit Rajonal lanson programin për investime kapitale për komuna në vlerë deri 2.5 milionë euro

Ministria e Zhvillimit Rajonal lanson programin për investime kapitale për komuna në vlerë deri 2.5 milionë euro

Ministria e Zhvillimit Rajonal ka lansuar Programin për Zhvillim Rajonal 2020 për investime kapitale për komuna.

Sipas MZHR-së, ky program ka për qëllim të kontribuojë në krijimin e kushteve për zhvillimin e ekonomik rajonal të qëndrueshëm në të gjitha rajonet zhvillimore të Kosovës dhe për të promovuar zhvillimin socio-ekonomik, mjedisor dhe kulturor të balancuar.


Zëvëndësministri Bashkim Nurboja, thotë se ky program ju mundësonë komunave të realizojnë projekte të ndryshme për zhvillim.

“Në këtë kohë pandemie zhvillimi i projekteve për përmirësime të kushtëve është shumë i rëndësishëm, andaj inkurajoi komunat që të aplikojnë me projekte në MZHR”, tha Nurboja. /Telegrafi/