LAJMI I FUNDIT:

Ministria e Shëndetësisë: Uji për pije në Gostivar është i sigurt

Ministria e Shëndetësisë: Uji për pije në Gostivar është i sigurt

Ministria e Shëndetësisë përmes një njoftimi thekson se uji për pije në qytetin e Gostivarit është në rregull dhe i sigurt për përdorim. Ministria këtë qëndrim e ka nxjerrë nga analizat e Institutit për Shëndet Publik, njofton Telegrafi Maqedoni.

“Uji për pije në Gostivar është në rregull dhe i sigurt për përdorim. Këtë e ka treguar analiza e zgjeruar fiziko-kimike e cilësisë së ujit e bërë nga Instituti për Shëndetin Publik të Republikës së Maqedonisë”, thonë nga Ministria e Shëndetësisë.


Nga ministria më tej shtojnë se Instituti informon se uji i pijshëm në Gostivar është bakteriologjikisht në rregull, me përbërje të mirë fiziko-kimike dhe pa prani të pesticideve./Telegrafi/