LAJMI I FUNDIT:

Ministria e Shëndetësisë konfirmon arritjen e 38 mijë dozave të reja të vaksinës AstraZeneca

Ministria e Shëndetësisë konfirmon arritjen e 38 mijë dozave të reja të vaksinës AstraZeneca
Foto: Arkiv

Ministria e Shëndetësisë përmes një njoftimi për media ka njoftuar për arritjen e kontingjentit të ri të vaksinave AstraZeneca në kuadër të aleancës COVAX.

Ministria ka njoftuar se të mërkurën paradite do të arrijnë edhe 38 mijë e 400 doza, që së bashku me 24 mijë dozat që kishin ardhur në muajin mars janë në total 62 mijë e 400 doza.


“Ministria e Shëndetësisë do të pranojë edhe 38 400 doza të tjera të vaksinës në kuadër të aleancës COVAX. Rrjedhimisht deri më tani duke llogaritur edhe 24 000 dozat që kemi pranuar javë më parë në total kemi 62 400 doza. Këto doza do të arrijnë në Kosovë të mërkurën paradite. Me pranimin e këtyre dozave të vaksinës kundër COVID-19, do të vijohet më tej me vaksinimin e kategorive të parapara sipas Planit Shtetëror të vaksinimit kundër COVID-19”, thuhet në njoftimin për media të MSH-së.

Ndryshe sot Telegrafi ka raportuar se të mërkurën më 12 maj do të arrijë edhe kontingjenti i ri i vaksinave. /Telegrafi/