LAJMI I FUNDIT:

​Ministria e Punëve të Jashtme fton AKI-në të mbështes masat për rritjen e nivelit të sigurisë së tyre

​Ministria e Punëve të Jashtme fton AKI-në të mbështes masat për rritjen e nivelit të sigurisë së tyre

Ministria për Punë të Jashtme dhe Diasporë (MPJD) ka ftuar Agjencinë Kosovare për Inteligjencë (AKI) që të vlerësojë sigurinë fizike të informacioneve dhe të mbështes masat për rritjen e nivelit të sigurisë së informacioneve në MPJD.

Sipas MPJD, pas marrjes së mandatit nga Ministrja Meliza Haradinaj-Stublla, janë vënë re shumë parregullsi sa i përket plotënisë dhe sigurisë së informacioneve të trashëguara nga qeveria e kaluar të cilat cenojnë funksionalitetin e MPJD.


“Për këtë arsye, dhe në bashkëpunim me AKI, MPJD do të merr të gjitha masat e nevojshme administrative dhe ligjore për të garantuar nivelin më të lartë të sigurisë së informacioneve në MPJD”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/