LAJMI I FUNDIT:

Ministria e Punës dhe Banka Qendrore angazhohen për t’i larguar pensionistët nga sportelet bankare

Ministria e Punës dhe Banka Qendrore angazhohen për t’i larguar pensionistët nga sportelet bankare

Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skender Reçica sot ka takuar guvernatorin e Bankës Qendrore të Kosovës, Fehmi Mehmeti me të cilin ka biseduar për rritjen e bashkëpunimit në funksion të mbështetjes së kategorive shoqërore.

Reçica ka thënë se gjetur mbështetje të plotë që sa më parë, të gjithë pensionistëve në Kosovë t’ua mundësojnë tërheqjen e pensioneve dhe kryerjen e shërbimeve tjera përmes kartelave bankare, si dhe janë pajtuar për të gjetur mundësitë për t’i liruar plotësisht nga të gjitha provizionet e tanishme.


“Kjo do të jetë një e mirë e dyfishtë, sepse me jetësimin e këtij prioriteti, kjo kategori shumë e respektuar e shoqërisë sonë, sadopak i shmanget edhe rrezikut të prekjes me COVID-19 dhe rreziqeve tjera shëndetësore përmes pritjeve të gjata nëpër sportele bankare”, ka thënë ministri Reçica. /Telegrafi/