LAJMI I FUNDIT:

Ministria e Punës dhe Banka Botërore diskutojnë për mbështetjen e familjeve të varfra në Kosovë

Ministria e Punës dhe Banka Botërore diskutojnë për mbështetjen e familjeve të varfra në Kosovë

Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skënder Reçica sot ka zhvilluar një takim virtual me drejtorin e Bankës Botërore për Kosovën, Massimiliano Paolucci dhe pjesën tjetër të ekipit të BB-së, ku kanë diskutuar për reformat e ndërmarra nga Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale, me theks të veçantë për Reformën Pensionale dhe vazhdimin e Reformës së Asistencës Sociale.

Në takimin e sotëm, Reçica bashkë me ekipin e Bankës Botërore kanë diskutuar edhe për procesin e fillimit të zbatimit të projektit të BB-së, në vlerë prej 10 milionë euro, që për synim ka mbështetjen e familjeve të varfra në Kosovë.


Ai ka falënderuar BB-në në Kosovë, për mbështetjen ndër vite, si në funksion të rimëkëmbjes ekonomike pas përhapjes së pandemisë COVID-19. /Telegrafi/