LAJMI I FUNDIT:

Pas tensioneve, Ministria e Jashtme u bën thirrje kosovarëve të largohen nga Ukraina

Pas tensioneve, Ministria e Jashtme u bën thirrje kosovarëve të largohen nga Ukraina

Pas tensioneve ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës u ka bërë thirrje qytetarëve kosovarë që të largohen nga Ukraina.

MPJD, përmes një shkrimi në Facebook, ftoi gjithashtu që të mos udhëtohet drejt Ukrainës.


“Pas rritjes dramatike të tensioneve mes Rusisë dhe Ukrainës, të shkaktuara nga prania dhe lëvizjet e mëdha të trupave ruse në afërsi të kufirit me Ukrainën, tashmë nuk mund të përjashtohet më, fillimi i një konflikti të hapur të armatosur. Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës iu bën thirrje qytetarëve të Republikës së Kosovës që të mos udhëtojnë drejt Ukrainës dhe nëse ndodhen atje, të largohen sa më parë”, thuhet në njoftim.

Për informacione aktuale dhe ndihmë konkrete, qytetarët e Republikës së Kosovës që ndodhen në Ukrainë mund të kontaktojnë Ambasadën e Kosovës në Pragë në numrin: + 420 257 217 775 ose në adresën e emailit: embassy.cz.republic@rks-gov.net.

Thirrje të ngjashme për evakuim lëshuan edhe vende të tjera, përfshirë Shqipërinë, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Mbretëria e Bashkuar, Gjermani, Estonia, Suedia, Norvegjia e Holanda, u kanë bërë thirrje shtetasve të tyre të largohen nga Ukraina.

Më herët, të shtunën, u bë e ditur se Shtetet e Bashkuara do të evakuojnë Ambasadën e tyre në Kiev pasi zyrtarët e inteligjencës amerikane paralajmërojnë se një pushtim rus i Ukrainës është gjithnjë e më i afërt.

Masa e re vjen pasi Uashingtoni ka përshkallëzuar paralajmërimet për një pushtim të mundshëm rus të Ukrainës, duke thënë se mund të ndodhë në çdo moment.

Në Moskë, Ministria e Jashtme ruse tha se nuk ka pranuar “asnjë reagim thelbësor” nga Bashkimi Evropian dhe NATO, lidhur me kërkesat e saj për garanci mbi sigurinë evropiane, përfshirë edhe kërkesën që NATO të mos e pranojë kurrë Ukrainën dhe shtetet e tjera të ish-Bashkimit Sovjetik.

Po ashtu, Rusia ka kërkuar që NATO të ndalojë dislokimin e armëve në këto shete dhe të tërheqë trupat nga Evropa Lindore.

Sa i përket kërkesave të sigurisë, Perëndimi ka thënë se ato janë të papranueshme dhe NATO, së bashku me Bashkimin Evropian, gjatë kësaj jave u pajtuan që të flasin njëzëri. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj

Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj

Lajme
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Lajme
Boshnjaku nga Novi Pazari gjendet i vdekur në një hotel në Prizren

Boshnjaku nga Novi Pazari gjendet i vdekur në një hotel në Prizren

Kronika e Zezë
Në Gjakovë zbulohet monumenti i Skënderbeut

Në Gjakovë zbulohet monumenti i Skënderbeut

Lajme
Rusët i futen tregut të pronave në Shqipëri, zyra biznesi në zonat bregdetare

Rusët i futen tregut të pronave në Shqipëri, zyra biznesi në zonat bregdetare

Lajme
Voziti me fëmijë në prehër - policia e dënon me 400 euro gjobë, 5 pikë negative dhe i merret patent shoferi për 6 muaj

Voziti me fëmijë në prehër - policia e dënon me 400 euro gjobë, 5 pikë negative dhe i merret patent shoferi për 6 muaj

Lajme
Kalo në kategori