LAJMI I FUNDIT:

Ministria e Infrastrukturës: Të gjitha rrugët janë të kalueshme në Kosovë

Ministria e Infrastrukturës: Të gjitha rrugët janë të kalueshme në Kosovë

Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës thotë se të gjitha rrugët nacionale, rajonale dhe auto-udhët, janë të mirëmbajtura dhe të kalueshme për qarkullim rrugor.

Në disa segmente, siç ka informuar MI-ja, si rezultat i reshjeve të fundit të borës dhe sidomos i erërave, përkatësisht në rrugën Kerpimeh-Bajgorë, ka pasur pengesa të përkohshme në rrugë, por është intervenuar dhe rruga është hapur për qarkullimin e automjeteve.


“Ekipet tona janë në kujdestari 24 orëshe dhe janë duke intervenuar me hedhje të kripës dhe aktivitetet tjera të nevojshme për mirëmbajtjen e rrugëve, aty ku ka më shumë reshje që të bëhen të kalueshme dhe të sigurta, megjithatë një kujdes i shtuar në vozitje dhe përshtatja me kushtet atmosferike është e domosdoshme”, njofton MI. /Telegrafi/