Ministri i Financave, Avdullah Hoti ka prezantuar transparencën fiskale, e cila që nga sot jep mundësinë e qasjes online të informatave të detajuara mbi pranimin dhe pagesat fiskale të Qeverisë.
Tani në web faqen e Ministrisë së Financave janë publike të dhënat prej vitit 2006 deri në vitin 2016.
Hoti tha se synim kryesor i Ministrisë që ai drejton është rritja e transparencës dhe llogaridhënies.
“Synim kryesor i Ministrisë së Financave përveç punëve të përditshme është rritja e transparencës dhe llogaridhënies në shpenzime dhe të hyrave në publikim. …Nga sot në web faqen e MF-së kemi krijuar një seksion të ri të quajtur ‘Transparenca Fiskale’. Edhe për nga emri tregon se çka është ku ofrohen informata në detaje për pagesat edhe për të hyrat e Qeverisë së Kosovës. Përmes kësaj ne dëshirojmë që mediat, qytetarët , bizneset, publiku i gjerë, gjithë ata ta kenë shumë më të lehtë që të monitorojnë drejtpërdrejt të hyrat edhe të dalat e buxhetit të shtetit. Të dhënat janë për një kontest bukur të gjatë kohor. Për vitin 2006-2016-të , pra për 11 vite është dhe janë në baza mujore. Do të jenë në dispozicion nga dita e sotme “, tha Hoti.
Hoti po ashtu ka thënë se prej janarit të këtij viti bëhet planifikimi i buxhetit 5 shifror.
“Prej janarit 2017-të e këndej planifikimi i buxhetit është 5 shifror. Ta zëmë , brenda investimeve kapitale merrni shpenzimet për arsim . Në bazë kësaj ne e dimë sa është shpenzuar brenda arsimit sa janë shpenzuar për ndërtim të shkollave, sa për mirëmbajtje të shkollave ose në rrugë. Sa janë bërë investime për rrugë të reja sa për ndriçim të rrugëve ose për rikostruim të rrugëve, e tjera e tjera. Në mallra dhe shërbimet e dimë sa janë për furnizim inventarë sa janë për udhëtime zyrtare ose sa janë për mëditje pra nën kategori të ndryshme. Brenda këtyre 5 kategorive kryesore që janë, mallrat, pagat , subvencionet dhe shpenzimet të tjera “, tha Hoti.
Qëllimi i publikimit të të dhënave në webfaqe , sipas Hotit, është që kjo të bëhet interaktive në kuptimin që të kenë mundësi t’i shohin të gjithë të dhënat mujore.
Në këtë konferencë ministri Hoti, tha se shqetësimet e kompanive që shesin arka fiskale janë të panevojshme dhe për këtë ka spekulime.
Ai i ka lutur kompanitë që furnizojnë me arka fiskale që të marrinë informata të sakta nga Administrata Tatimore e Kosovës (ATK), dhe t’i lënë spekulimet. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëPasuria e guvernatorit të BQK-së, drejtorit ATK-së dhe drejtorit të Doganës
Nga 26 Qershori, PrishtinaTicket shton dhe një destinacion të ri!
Shijo detin e krejt stinëve në “Holiday In 2”
Edhe një ditë ka mbetur nga Panairi më i madh në Kosovë “Horeca”
Modë apo relaks?
GoBau – Kositëse bari
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
E jotja është mu koncentru, e karriges Gaming me t’rahatu
Karrige që ta relakson mendjen dhe trupin
Knaqja zemrën vetit: Bli fustanin me zbritje në Melodia Px
Autobusi bon me t’ik, a kjo bluzë me zbritje hiç kërqysh!
Sako nga MelodiaPx që t’shton vetëbesim!
Më të lexuarat
John Terry zbulon historinë e patreguar se si ai udhëhoqi kryengritjen te Chelsea ndaj një trajneri
"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani
Pasuria e guvernatorit të BQK-së, drejtorit ATK-së dhe drejtorit të Doganës
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion
Klopp e donte lojtarin që sot luan për Liverpoolin, por bordi kërkonte një tjetër - si nisi mosmarrëveshja mes tyre