Ministria e Financave po dizajnon pakon e re të rimëkëmbjes ekonomike, ftohen bizneset për bashkëpunim
Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve është në proces të dizajnimit të pakos së re të rimëkëmbjes ekonomike, për çka edhe ka ftuar bizneset për bashkëpunim të ngushtë.
Kjo u bë e ditur gjatë takimit që ministri i Financave, Punës dhe Transfereve Hekuran Murati dhe Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë Rozeta Hajdari patën me përfaqësuesit e bizneseve vendore, ku diskutuan lidhur me rimëkëmbjen ekonomike të vendit, pas krizës së shkaktuar nga pandemia COVID19.
Ministri Murati, duke falënderuar përfaqësuesit e bizneseve për pjesëmarrje në këtë takim, tha se MFPT tashmë është në proces të dizajnimit të pakos së re të rimëkëmbjes ekonomike, me ç’rast i ftoi bizneset për bashkëpunim më të ngushtë me institucionet për t’i kapërcyer sfidat që bizneset kanë pasur si pasojë e COVID19, por edhe për të diskutuar lidhur me format e bashkëpunimit për rimëkëmbje ekonomike të vendit.
Murati u shpreh se “ne si ministri me shumë vëmendje jemi duke i analizuar sektorët të cilët janë prekur nga pandemia COVID19, ashtu që përkrahja efektivisht të ndikojë në rritjen e bizneseve, e rrjedhimisht edhe në hapjen e vendeve të reja të punës, rritjen e eksportit e zhvillimin ekonomik”.
Në anën tjetër, ministrja Hajdari, gjithashtu potencoi se rimëkëmbja ekonomike është pikë kyçe Planit të Qeverisë Kurti, ku fokus të veçantë do të ketë përkrahja e sektorëve të industrisë dhe prodhimit.
Ajo gjithashtu shtoi se Qeveria tashmë është në proces të inicimit të Ligjit për tregti të jashtme, Ligjit për konkurrencë dhe për inspektorat, ligje të cilat do të luajnë një rol vital në ekonominë e vendit.
Së fundi, përfaqësuesit e bizneseve vlerësuan lartë iniciativën e ministrave Murati e Hajdari për gatishmërinë për të diskutuar me përfaqësuesit e komunitetit të biznesit, në mënyrë që të inkuadrojnë kërkesat dhe rekomandimet e tyre në kuadër të pakos së re për rimëkëmbjen ekonomike. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëU hap panairi Horeca, "Zgjidhje për çdo shef" - Një sinjal pozitiv për gastronominë dhe hotelerinë
Pasuria e guvernatorit të BQK-së, drejtorit ATK-së dhe drejtorit të Doganës
GoBau – Kositëse bari
KEDS: Elektroseveri ka filluar t’i vendosë njehsorët e rrymës në veri
EBC Cosmetics vjen me zbritjen më të madhe vjetore
StaffiX ofron trajnim për Bazat e Menaxhimit të Burimeve Njerëzore
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
John Terry zbulon historinë e patreguar se si ai udhëhoqi kryengritjen te Chelsea ndaj një trajneri
"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani
Pasuria e guvernatorit të BQK-së, drejtorit ATK-së dhe drejtorit të Doganës
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion
Klopp e donte lojtarin që sot luan për Liverpoolin, por bordi kërkonte një tjetër - si nisi mosmarrëveshja mes tyre