LAJMI I FUNDIT:

Ministria e Financave mbanë takimin për portfolion me BERZH-in

Ministria e Financave mbanë takimin për portfolion me BERZH-in

Për të siguruar implementimin e suksesshëm të projekteve me financim nga huamarrja shtetërore Ministria e Financave, ka filluar të organizojë takime të rregullta, të përbashkëta me palët implementuese të projekteve dhe me Kreditorin përkatës që financon projektet përmes huamarrjes me Qeverinë e Republikës se Kosovës. Ditë më parë Ministria e Financave ka mbajtur takimin me KfW-në, ndërsa sot mbajti takimin me BERZH-in.

Në këtë takim u diskutua për procesin e implementimit të projekteve me Kreditorët përkatës konkretisht për projektet me BERZH-in. Ky është takimi i parë me këtë institucion të rëndësishëm financiar.
Gjatë takimit të udhëhequr nga zëvendësministri Agim Krasniqi në të cilin morën pjesë përfaqësuesit nga Zyra e BERZH-it në Kosovë u diskutua për portfolion me BERZH-in ku rëndësi ju kushtua projektit për rehabilitimin e hekurudhës dhe projektit të rrugëve regjionale.


Qëllimi i organizimit të këtyre takimeve nga Ministria e Financave është që të diskutohet kryesisht për tejkalimin e sfidave të cilat mund të shkaktojnë problem në implementimin e suksesshëm të projekteve dhe adresimin e tyre si dhe të sigurohemi që obligimet ndaj kreditorëve të përmbushen në kohën e caktuar dhe duke u bazuar në marrëveshjet e arritura nga palët përkatëse. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Kurrë s’e ke pas ma lehtë se me Telegrafi Jobs me gjetë punë!

Kurrë s’e ke pas ma lehtë se me Telegrafi Jobs me gjetë punë!

Telegrafi Jobs
Viva Fresh Store renditet si grupi i pestë më i madh i shitjeve me pakicë në Ballkanin Perëndimor!

Viva Fresh Store renditet si grupi i pestë më i madh i shitjeve me pakicë në Ballkanin Perëndimor!

Viva Fresh Store
Osmani: MCC-ja po luan rol transformues, duke sjellë përfitime të rëndësishme për ekonominë e Kosovës

Osmani: MCC-ja po luan rol transformues, duke sjellë përfitime të rëndësishme për ekonominë e Kosovës

Ekonomi
A jeni gati për mbrëmjen e Maturës?

A jeni gati për mbrëmjen e Maturës?

Melodia Px
Qysh bohet kerri i vogël, kerr i ri!

Qysh bohet kerri i vogël, kerr i ri!

Auto Mita
Klinika Amerikane “Dr. Behar Kusari” për herë të parë sjellë në rajon trajtimin pa dhimbje me Laser të Hemorroideve, Fistulave dhe Sinuseve Pilonidalis

Klinika Amerikane “Dr. Behar Kusari” për herë të parë sjellë në rajon trajtimin pa dhimbje me Laser të Hemorroideve, Fistulave dhe Sinuseve Pilonidalis

American Clinic
Kalo në kategori