Ministria e Financave të Kosovës (MF) ka dhënë sqarimet lidhur me buxhetin e vitit 2020, ku sipas kësaj pas datës 31 mars asnjë organizatë buxhetore nuk mund të autorizojë asnjë shpenzim ose pagesë derisa të miratohet Ligji i ri për Ndarjet Buxhetore.
Sipas MF-së, me datën 31 tetor 2019 është dorëzuar në Qeveri propozimi i buxhetit për këtë vit, duke thënë se ky propozim mund të trajtohet dhe procedohet nga Qeveria e re tek Kuvendi i konstituuar.
“Në përputhje me kërkesat e Ligjit për Menaxhimin e Financave Publike dhe Përgjegjësive (LMFPP), Neni 22 (par.1), pas procesit të zakonshëm të pranimit të kërkesave buxhetore, në pajtim edhe me Kornizën Afatmesme të Shpenzimeve, me datën 31 tetor 2019 Ministria e Financave e ka dorëzuar në Qeveri propozim buxhetin për vitin 2020. Për shkaqe të njohura politike dhe ligjore, Qeveria nuk ka mundur të aprovojë projektligjin e buxhetit dhe ta dërgoj në Kuvend, për shkak se Kuvendi nuk ka ekzistuar. Ky propozim-buxhet mund të trajtohet dhe procedohet nga Qeveria e re tek Kuvendi i konstituuar, si organe të nxjerra nga zgjedhjet e fundit parlamentare”, thuhet në sqarimin e MF-së, përcjell Telegrafi.
Kjo ministri tregon se ka bërë zgjatjen e ndarjeve buxhetore deri më 28 shkurt 2020, por që sipas MF-së, Kuvendi mund të vendos për zgjatjen e ndarjeve buxhetore edhe për një muaj, e cila është koha përfundimtare e lejuar për shpenzimin e buxhetit.
“Në pajtim me autorizimet ligjore të LMFPP, Ministria e Financave ka bërë zgjatjen e ndarjeve buxhetore dhe alokimin e tij për organizatat buxhetore, për 2 muaj të vitit 2020 ose 16.67 për qind e ndarjeve finale vjetore të vitit 2019, përkatësisht deri me datën 28 shkurt 2020, pasi është plotësuar kushti sipas nenit 24, paragrafi 1a i LMFPP, përkatësisht për shkak se zgjedhjet janë mbajtur në 4 muajt e fundit para fillimit të vitit fiskal, si situatë e përcaktuar në LMFPP. Në pajtim me nenin 24, paragrafi 2 i LMFPP, vetëm Kuvendi mund të vendos për zgjatjen e ndarjeve buxhetore edhe për 1 muaj, përkatësisht për periudhën deri më 31 mars 2020. Kjo është koha përfundimtare e lejuar për shpenzimin e buxhetit, dhe nuk ka asnjë instrument tjetër ligjor që ndarjet buxhetore të shtyhen më shumë se tre muaj, pra jo më vonë se data 31 mars 2020”, vazhdon sqarimi.
Me kalimin e këtyre afateve kohore, sipas MF-së asnjë organizatë buxhetore nuk mund të autorizojë asnjë shpenzim ose pagesë derisa të miratohet Ligji i ri për Ndarjet Buxhetore.
“Pas kalimit të afateve të lartpërmendura (28 shkurt, përkatësisht 31 mars), sipas kufizimeve të LMFPP, përkatësisht nenit 24, paragrafi 3, nëse ndarjet e lartpërmendura kanë skaduar dhe Ligji i ri për Ndarjet Buxhetore nuk është miratuar, atëherë asnjë organizatë buxhetore ose autoritet tjetër publik nuk mund të autorizojë asnjë shpenzim ose pagesë derisa të miratohet Ligji i ri për Ndarjet Buxhetore. Megjithatë, Ministria dhe Thesari janë të autorizuara që të bëjnë pagesa për larjen e një borxhi publik i cili është marrë në mënyrë të ligjshme sipas Pjesës IX të këtij Ligji, në kohën kur ato pagesa maturohen. Pra, në situatën kur nuk miratohet Ligji i ri për buxhetin nga Qeveria e re dhe Kuvendi, të gjitha pagesat duke përfshirë pagat që nga organet e sigurisë e deri tek shërbimi civil, pensionet dhe asistencat tjera sociale, shërbimet publike si dhe të gjitha obligimet tjera buxhetore do të ndërpriten nga 28 shkurt, përkatësisht 31 mars (nëse ka vendim nga Kuvendi) dhe nga Thesari i Kosovës do të lejohen vetëm pagesat për borxhin publik mund të realizohen sipas afatit të pagesës, në pajtim me LMFPP, neni 24, paragrafi 3”, përfundon njoftimi.
Në fund, Ministria e Financave thotë se, “sipas praktikës parlamentare dhe opinioneve ligjore kompetente, duke qenë se Qeveria në dorëheqje nuk aprovon projektligje dhe më tepër, projektligjin e buxhetit i cili përveç tjerash është edhe dokument politik i cili pasqyron objektivat strategjike dhe programin e qeverisë, mbetet në përgjegjësi të institucioneve të dala nga zgjedhjet e vitit 2019 që të mundësojnë konstituimin e organeve të Kuvendit (komisioneve parlamentare) si dhe Qeverisë, për të trajtuar çështjen e buxhetit dhe projektligjin e buxhetit për vitin 2020, si ndër veprimet e para më se urgjente, propozimin e të cilit si draft e ka dorëzuar Ministria e Financave në arkivin e Qeverisë”. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëFlorin Krasniqi kërkon mbi 28 milionë euro dëmshpërblim nga Mali i Zi
Pasuria e guvernatorit të BQK-së, drejtorit ATK-së dhe drejtorit të Doganës
GoBau – Kositëse bari
U hap panairi Horeca, "Zgjidhje për çdo shef" - Një sinjal pozitiv për gastronominë dhe hotelerinë
EBC Cosmetics vjen me zbritjen më të madhe vjetore
StaffiX ofron trajnim për Bazat e Menaxhimit të Burimeve Njerëzore
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
John Terry zbulon historinë e patreguar se si ai udhëhoqi kryengritjen te Chelsea ndaj një trajneri
"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani
Pasuria e guvernatorit të BQK-së, drejtorit ATK-së dhe drejtorit të Doganës
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion
Klopp e donte lojtarin që sot luan për Liverpoolin, por bordi kërkonte një tjetër - si nisi mosmarrëveshja mes tyre